Kur është duke përfunduar edhe numërimi i votave për kandidatë, surprizat nuk kanë fund.
Kështu p.sh, është interesant fakti se një 22-vjeçare, ka marrë më shumë vota se Sali Berisha.
Ajo është Andia Ulliri, e cila kandidon në Durrës.
Ulliri deri tani ka marrë 5249 vota.
Ndërsa Sali Berisha 5100 vota.
Ulliri është më e votuara në Qarkun e durrësit, duke lënë shumë prapa drejtuesin e PD në këtë Qark, Edi Paloka, që ka marrë veç 1900 vota.
Edhe pse ajo është votuar më shumë se Berisha dhe Paloka, mund të mos jetë deputete, pasi është poshtë në listat e PD-së.
Ky fakt flet më shumë se çdo analizë politike, pse Partia Demokratike i humbi dhe këto zgjedhje.







