Mark Marku thotë se Partia Demokratike është duke përgatitur një dosje të madhe me fakte që tregojnë sipas tij manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Teksa po fliste për këtë, gazetari Karlo Bolino e ka ndërprerë duke e pyetur nëse në dosje do ketë dhe fakte për blerje votash nga LSI. “Po”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Markut.
Pjesë nga biseda:
Mark Marku: Po përgatisim një dosje të paparë me fakte, me dëshmi qytetarësh se si janë blerë votat derë më derë.
Karlo Bolino: Keni edhe nga LSI?
Mark Marku: Po, kemi.


