• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET/ Sekretari i NATO-s: Rusia t’i japë fund ndërtimin ushtarak rreth kufijve të Ukrainës
Home
Nderkombetare

TENSIONET/ Sekretari i NATO-s: Rusia t’i japë fund ndërtimin ushtarak rreth kufijve të Ukrainës

28 April, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca ushtarake pret që Rusia t’i japë fund ndërtimin ushtarak rreth kufijve të Ukrainës dhe të angazhohet në një proces politik.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryeministrin sllovak, Eduard Heger, shefi i NATO-s theksoi se ai mirëpriti uljen e tensioneve në afërsi të kufirit ruso-ukrainas.

Stoltenberg shprehu shqetësime rreth modelit të sjelljes ruse dhe mungesës së respektit për integritetin territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

“Ne po ashtu presim që Rusia të angazhohet me mirëbesim në procesin politik, sepse vetëm përmes negociatave ne mund të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme politikisht (për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës”, theksoi Stoltenberg, duke shprehur solidaritet të fortë me qeverinë ukrainase.

I pyetur në lidhje me lëvizjen e fundit të Republikës Çeke për dëbimin e diplomatëve rusë, shefi i NATO-s tha se aleanca ushtarake shpreh solidaritet me qeverinë çeke.

Javën e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Çeke dëboi 18 diplomatë rusë dhe mbi 60 punonjës të ambasadës nga vendi në mes të një mosmarrëveshje diplomatike me Rusinë mbi pretendimet e spiunimit.

Të enjten e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga kufiri ukrainas pas një grumbullimi masiv ushtarak.

Moska kishte vendosur rreth 130 mijë trupa afër kufirit ukrainas gjatë një stërvitjeje ushtarake, që sipas shefit të NATO-s, ishte “masa më e madhe e trupave ruse që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë në vitin 2014”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Aksidentohet një kalimtare, drejtuesi braktis makinën dhe largohet
Previous article NUMËRIMI I VOTAVE/ Ermonela Felaj e PS kërkesë kreut të KQZ: Na dorëzoni pamjet filmike të qarkut të Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT