Partia Socialiste me në krye Edi Ramën ka fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit me 74 mandate, ku grumbulloi 48.68% të votave e ndjekur nga PD me 39.40% të votave dhe LSI me 6.85% të votave.
Këto janë zgjedhjet e para, ku votuesi ka pasur mundësi për të votuar edhe për kandidatin, jo vetëm për partinë.
PS është forca fituese me numrin më të madh të deputetëve, por procesi i numërimit për kandidatët në qarqet e vendit vijon.
Alpenews.al jus jell emrat e kandidatëve socialistë më të votuar në qarqet e Jugut të cilët kanë thyer rekordin me votat e marra.
QARKU I VLORËS:
Më i votuari Edi Rama i cili i vendosur i 8 n% listë me 10,896 vota, i ndjekur nga Damian Gjiknuri me 5728 vota.
QARKU GJIROKASTËR
Më i votuari në Gjirokastër është Bledi Çuçi me 6110 vota, i ndjekur nga Laert Duraj me 3732 like.
QARKU BERAT
Më i votuari në Berat është Bledar Klosi me 6915 i ndjekur nga Bardhyl Kollçaku me 3457 vota.
QARKU KORÇË
Niko Peleshi i afrohet numrit të votave të Kryeministrit Rama si dy më të votuarit me 10699 vota i ndjekur nga Olta Xhaçka 4220 vota.
QARKU FIER
Më e votuari në Fier është Lindita Buxheli me 2378 vota e ndjekur nga Erion Braçe ku diferenca është shumë e vogël 2369 vota.
Pas përfundimit të procesit të numërimit për kandidadët Alpenews.al do ju sjelle më me detaje dhe se kush kandidatë si të PS-PD-LSI do marrin rezultatin me te mirë.


