Përfundon procesi i votimit në KZAZ 91 në Finiq është numëruar kutia e fundit dhe PS ka marrë fitoren me 1875 vota, e ndjekur nga PD me 1195 vota dhe më pas nga LSI me 167 vota.
Pas 48 orësh punë, numëruesit hoqën jelekët ndërsa do të rikthehen nesër për të numëruar votat e kandidatëve. Rezultatet kanë dalë edhe nga KZAZ 90 në bashkinë Sarandë, ku fitoren e marrin sërish të majtët me 4765 vota, të ndjekur nga PD me 3053 ndërsa LSI ka marrë vetëm 913 vota. Të pavlefshme kanë rezultuar vetëm 416 ndërsa duhet të numërohen ende edhe 22 kuti.


