• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS DËSHTIMIT TË VETËVENDOSJES NË TIRANË/ Bojken Abazi akuzon: PS e PD po me vjedhin votat
Home
Zgjedhjet 2021

PAS DËSHTIMIT TË VETËVENDOSJES NË TIRANË/ Bojken Abazi akuzon: PS e PD po me vjedhin votat

26 April, 2021 F.autor Zgjedhjet 2021

Kandidati i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi, ka akuzuar komisionerët e KZAZ-së se po nxjerrin të pavlefshme votat e tij.

Kreu i Vetëvendosjes tha gjatë denoncimit të tij se në fletën ku është votuar për të, po vihet edhe një shenjë tjetër për ta bërë votën e pavlefshme.

Ai tha se ka materiale video ku tregohet ky veprim nga ana e komisionerit ndërsa shtoi se vjedhja po kryhet në bashkëpunim.

“Është duke ndodhur, edhe në këtë qendër votimi, ata vendosin me X një kuti të dytë, aty ku është votuar për ne, për t’i shpallur votat të pavlefshme.

Numri i votave të pavlefshme po rritet me shpejtësi. Në bindjen tonë kjo rritet, sepse po i nxjerrin fletëvotimet të pavlefshme.

Do nxjerrim një video, ku shihet se si komisioneri vendos një X në fletën e votimit, ku ne besojmë për t’i shpallur ato të pavlefshme.

Këta po vjedhin në bashkëpunim. Qartazi një pjesë është e lidhur drejtpërdrejt me PS. Nga informacionet që kemi nga vëzhguesit tanë, shumica janë me PS, por ka edhe me PD.

Polica po keqpërdoret sërish, me urdhra të jashtëligjshëm, që ata po i zbatojnë, me frikën se mos i heqin nga puna. Ka pasur momente kur policia ka ndërhyrë fizikisht edhe ndaj meje.

Ka dhe një problematikë tjetër, dje procesverbali kishte 13 emrat në listë, ku unë jam i 13, ndërsa sot kishte vetëm 12, më kishin zhdukur.

Kur u ankova, më thanë që të paraqes shkresën me shkrim. Kjo është situata në të cilën po zhvillohen këto zgjedhje në Shqipëri” – tha Abazi.

Kreu i KZAZ-së ku ndodhet Abazi është përgjigjur duke thënë se çdo ankesë duhet të paraqitet me shkrim.

“Z. Abazi mund të paraqesë me shkrim çdo ankesë. Këtu po filmohet gjithçka. Vëzhguesit e z. Abazi gjatë gjithë kohës filmojnë e fotografojnë, kur në fakt këtë gjë nuk mund ta bëjnë.

Ne do të vazhdojmë me numërimin dhe besoj nga mesnata do të kemi një rezultat paraprak” – tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Në Qarkun Fier numërohen 70.6% të votave. PS vijon avantazhin duke lënë pas PD dhe LSI
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ ULEN ndjeshëm rastet e reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT