Kur janë numëruar 54% e votave, PS kryeson deri më tani me një diferencë të theksuar votash. PS ka marrë në total 54.79% të votave, gati dyfishin e votave që ka marrë PD, 29.01%. LSI është shumë larg me vota në krahasim me dy partitë kryesore, duke marrë deri më tani 13.40%.
Ka përfunduar numërimi i votave në Përmet. PS ka arritur të ruaje rezultatin e vitit 2017, duke fituar me 3647 vota. PD mori 2025 vota dhe LSI 581 vota.


