Deri në orën 05:30 janë numëruar më shumë se 200 mijë vota në rang kombëtar. Ndërkohë, bashkia e Pustecit në Qarkun e Korçës ishte e para ku u mbyll procesi i numërimit, i cili nuk zgjati më shumë se dy orë, pasi kishte vetëm 7 kuti për të numëruar.
Partia Socialiste 104647 vota – 50,73%
Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 77372 vota – 37,51%
Lëvizja Socialiste për Integrim 14860 vota – 7,2%
Partia Socialdemokrate 3664 vota – 1,78%
Nisma Thurje 1408 vota – 0,68%
Lëvizja për Ndryshim 816 vota – 0,4%
Bindja Demokratike 805 vota – 0,39%
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 739 vota – 0,36%
Partia Lëvizja e Re 549 vota – 0,27%
Kandidat i Pavarur 456 vota – 0,22%
Partia Aleanca Demokracia e Re 367 vota – 0,18%
Aleanca Bashkimi Popullor 306 vota – 0,15%
Partia Balli Kombëtar 274 vota – 0,13%


