Pak minuta më parë ëshët ulur në aeroportin e Rinasit çarteri i parë me turistë nga Ukraina, duke hapur zyrtarisht sezonin veror në Shqipëri.
Çelja e sezonit veror bëhet në një nga ditët më të rëndësishme të këtij viti, pasi ditën e sotme zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare që do të nxjerrin qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.
Turistët janë sjellë në Shqipëri nga kompania ALER Travel, ndërkohë që synohet që ky sezon turistik të jetë më pak i ndikuar nga pandemia.


