Zëdhënësja e PS-së për fushatën elektorale Bora Muzhaqi, kandidate për deputete në Tiranë në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.
“Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri tani e bënë detyrën e tyre.
Sa më shumë të merrni pjesë në zgjedhje aq më shumë politika i merr parasysh hallet, shpresat dhe ëndrrat tona. Janë vetëm 5 minuta, votoni, votoni, votoni” ishte apeli i fundit nga PS.
Forcat kryesore politike në Shqipëri PS dhe PD kanë bërë thirrje të herëpashershme gjatë ditës drejtuar popullit që të shkojë të shprehë vullnetin me votë.


