• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPALLET NË KËRKIM QYTETARI QË FILMOI VOTËN/ Kryetarja e QV në Vlorë: Anëtarët e Komisionit dëgjuan…
Home
Zgjedhjet 2021

SHPALLET NË KËRKIM QYTETARI QË FILMOI VOTËN/ Kryetarja e QV në Vlorë: Anëtarët e Komisionit dëgjuan…

25 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë, Zgjedhjet 2021

Anila Belo, kryetare e Qendrës së Votimit, 4498 në Vlorë në një intervistë për Report Tv foli në lidhje me incidentin e fotografimit të votës në këtë qendër votimi. Belo tha se anëtarët e komisionit konstatuan se qytetari po fotografonte votën dhe më pas lajmëruan policinë.

‘Procesi ka vijuar normalisht, përveç atij incidentit. Mori fletën e votimit, dhe njëra nga anëtarët e komisionit ka dëgjuar zhurmën që bën celulari gjatë fotografimit dhe i ka thënë që është e ndaluar. Kishte aparatin celular dhe në këtë moment është ndërprerë procesi dhe kemi thirrur policinë. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë kontroll fizik, por kemi njoftuar qytetarët që mos të kenë një aparat celular. Më pas vumë re se kishte aparat celular, njoftuam policinë. Ai është larguar me vullnetin e tij nga qendra e votimit.’- tha Belo.

Policia thekson në një njoftim zyrtar se është shpallur në kërkim 54 vjeçari.

‘Më datë 25.04.2021, rreth orës 13:18, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 4498/1, e cila ndodhet në konviktin e shkollës Industriale “Pavarsia”, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit. Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë së DVP Vlorë kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para, shtetasi Sh. T., pas rregjistrimit dhe marrjes së fletës së votimit, dyshohet se ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit, por ka mundur të largohej nga qendra e votimit.

Shtetasit SH. T. i është bllokuar fleta e votimit dhe në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit Sh. T., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.’- njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË MBULUAR NGA GJAKU/ Dalin FOTOT e çiftit që u goditën me karrige nga vëzhguesi i PD në Maliq
Previous article MBI ÇËSHTJEN E EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Lucescu: Historia më e keqe që kam jetuar në botën e futbollit

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT