Nëse ekziston dëshira, asgjë nuk të pengon për të shkuar në votime, madje as një patericë. Të votosh për të zgjedhur votuesit e vendit tënd është përgjegjësi dhe emocion, sidomos kur dikush hedh votën për herë të parë në jetë.
E tillë ka qenë ndjesia edhe për maturanten e cila ka shkuar të votojë, pavarësisht se ishte me patericë.
“Mendoj është e drejta ime si qytetare. Hera e parë ishte, dëshira për të votuar ishte dhe vendosa të vij”, u shpreh maturantja.
Një tjetër maturante, Ersa Fera, e cila votoi për herë të parë ndau ndjesinë që i dha e drejta e votës.
“Ndihem e lumtur dhe mendoj se do të jetë një eksperiencë e bukur, e drejta për të votuar”, u shpreh maturantja.
Por jo të gjithë votuesit për herë të parë kanë zgjedhur të votojnë për 25 prill.
“Kam bashkëmoshatarë të mi të cilët kanë zgjedhur të mos votojnë sot për arsye të ndryshme”, shtoi ajo.
107.024 të rinj votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.


