• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Berati, qarku ku PS shpreson të gërryejë vota nga LSI
Home
Zgjedhjet 2021

ANALIZA/ Berati, qarku ku PS shpreson të gërryejë vota nga LSI

24 April, 2021 F.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Qarku i Beratit i dha vetëm një mandat Partisë Demokratike në vitin 2017, rezultat që nuk ka gjasa të zbresë më poshtë. Për këtë arsye duket se të gjitha përpjekjet e Partisë Socialiste janë përqendruar në kapjen e njërit nga dy mandatet që në këtë qark i fitoi Lëvizja Socialiste për Integrim.

Qarku i Beratit do të nxjerrë shtatë deputetë në zgjedhjet e së dielës, ndërsa forcat lokale pranë Partisë Socialiste duket se kanë rrënjë në qark prej dekadash, me dominim afatgjatë të bashkive të qarkut dhe me rezultate të thella zgjedhore në të shkuarën.

Megjithatë, gara në qark nuk konsiderohet ende e mbyllur për shkak se Partia Socialiste arriti të fitojë 4 nga 7 mandate në zgjedhjet e kaluara, ndërsa një dobësim i mundshëm i LSI krijon një mandat në fushën e lojës, mandat që mund të merret nga PD ose nga PS.

Partia Socialiste ka përqendruar makinerinë e saj elektorale në këtë drejtim, duke marrë dy ish-deputetë të LSI-së në listat e saj dhe duke shpallur me bujë rekrutimin e personave të tjerë të zonës, që më parë i përkisnin LSI-së, përfshirë Nasip Naçon, ish-prokuror dhe ish-ministër i LSI, aktualisht kandidati i katërt në listën e Partisë Socialiste.

Naço është duke garuar për t’u zgjedhur deputet për herë të tretë, pasi u zgjodh në vitin 2009 dhe më 2013 në këtë qark për LSI-në. Në listën e PS gjendet edhe Klajdi Qama, një ish-deputet tjetër i LSI, si dhe Fadil Nasufi, i cili e ka nisur karrierën politike në Partinë e Punës, ka qenë kryetar i Bashkimit Rinor të kësaj partie në vitet e fundit të komunizmit si dhe ka qenë 12 vjet kryetar bashkie.

Nasufi e ka të sigurt vendin e tij në parlamentin e ardhshëm si i treti në listën e PS, ndërsa Naço në vend të katërt nuk ka pse të sikletoset, pasi objektivi i partisë së tij të re në këto zgjedhje është mandati i pestë, ku gjendet ministri i turizmit Blendi Klosi.

Ky i fundit gjendet në pozicion të vështirë, por jo të pamundur në rast se LSI dhe PD arrijnë një nivel të tillë votash që mjaftojnë që secila prej tyre të marrë një mandat, por nuk mjaftojnë që njëra prej tyre të marrë dy. Rezultati i votave të vitit 2017 sugjeron se një skenar i tillë nuk është i pamundur. PD arriti të marrë 16 mijë vota në qarkun Berat zgjedhjet e kaluara, të cilat mjaftojnë për të zgjedhur 1.5 deputetë, ndërsa LSI mori 20 mijë vota, mjaftueshëm për dy deputetë, por jo me ndonjë tepri të madhe mbi mandatin e dytë.

Megjithatë, Partia Demokratike duket se ka vendosur të luftojë në Berat duke garuar të parin dhe në vend të sigurt Tomor Alizotin, i cili përfaqëson shtresën e të persekutuarve të regjimit komunist në Partinë Demokratike si dhe duke vendosur Kasëm Mahmutajn në vend të dytë.

Biznesmen i zonës, Mahmutaj është furnizuar në listat e PD nga Partia Republikane dhe ai njihet se arriti të japë një betejë dinjitoze në vitin 2015 në garën për postin e kryebashkiakut, ku humbi me një diferencë jo shumë të madhe përballë kandidatit të përbashkët të LSI dhe PS.

Nëse Mahmutaj do të arrijë të mobilizojë për PD-në rreth 4 mijë vota më shumë se sa kjo parti mori më 2017, ai siguron mandatin e tij në parlament. Mandati i tij mund të gërryet si nga PS ashtu edhe nga LSI, por në rast se gërryet nga LSI, kjo nuk ndihmon llogaritë e përgjithshme të PD dhe LSI dhe dëshirën e tyre për një koalicion qeverisës paszgjedhor.

Partia Demokratike mori rezultatin e vet më të ulët historik më 2017 në Berat, me 16 mijë vota, nga 19 mijë që pati marrë më 2013 dhe 26 mijë që pati marrë bashkë me aleatin e vet PR më 2009. Rënia e PD-së ishte pjesërisht rezultat i rritjes së votave që mori PS dhe pjesërisht për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Në qarkun e Beratit më 2017 votuan vetëm 47% e zgjedhësve. Rrjedhimisht shumë gjëra do të varen edhe nga niveli i pjesëmarrjes.

LSI garon këtë vit në Berat me Ardit Çelën, 34 vjeç, i cili ka filluar karrierën si shef sektori dhe drejtor në administratat e LSI menjëherë pasi mbaroi studimet për inxhinieri në Universitetin e Tiranës. I dyti në listën e LSI është Bernard Nonaj, një mjek gjinekolog, i cili punon aktualisht në Tiranë dhe gjatë qeverisjes 2013-2017 u bë drejtor i spitalit “Mbretëresha Geraldinë”.(BIRN)

NRPSCVNRPDLINK CV
1Hatixhe KonomiCV LINK1Tomor AlizotiCV LINK
2Bardhyl KollçakuCV LINK2Kasëm MahmutajCV LINK
3Fadil NasufiCV LINK3Afërdita (Pushi) GjiniCV LINK
4Nasip NaçoCV LINK4Bujar HoxhajCV LINK
5Blendi KlosiCV LINK5Pëllumb NakoCV LINK
6Sara SatkaCV LINK6Alketa MukavelatiCV LINK
7Jurgen PushiCV LINK7Ardit BenjaCV LINK
8Klajdi QamaCV LINK8Denis SaatçiuCV LINK
9Rabushe HoxhaCV LINK9Ermira Arizi (Bullari)CV LINK
LSICV
1Ardit ÇelaCV LINK
2Blenard NonajCV LINK
3Esmeralda QirkoCV LINK
4Petrit SinajCV LINK
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERLIGA E KOSOVËS/ Përmbysje spektakolare e Arbërisë, Drenica barazon në frymën e fundit
Previous article ZBULON LISTËN E BUJSHME/ Handanovic zgjedh 5 më të mirët në historinë e Inter-it dhe dy legjendat që e kanë frymëzuar

F.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT