I famshmi Mihal Kokëdhima i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë dhe i dhunonte ata, duke tronditur opinionin publik, është një mbështetës i flaktë i PD në këto zgjedhje. Në videon e siguruar nga Report tv ai shihet mbi një makinë në një miting të PD dhe ka ngritur 2 gishtat lartë duke ndjekur stilin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Mihal Kokëdhima, u arrestua pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e makinës që ata kishin marrë me qira, dhe në tre kilometra rrugë në ecje i ka terrorizuar ata duke u thyer xhamin e përparmë të automjetit.
E gjitha ndodhi pasi turistët u larguan nga restoranti i tij në “Porto Palermo” të Himarës, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë. Vetë Kokëdhima i cili shfaqej në video me sjellje në kufijtë e çmendurisë ndaj turistëve, atëherë pretendoi se ishin turistët që tentuan ta shtypnin me furgon dhe se ai iu hodh makinës për të shpëtuar.


