• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dy palë zgjedhje, Kosovës i kushtuan mbi 10 milionë euro
Home
Rajon

Dy palë zgjedhje, Kosovës i kushtuan mbi 10 milionë euro

29 October, 2017 Ina.Autor Rajon

Mbi 10 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit kosovar dy palë zgjedhjet që janë organizuar këtë vit.

Por se a po dëmtohet vendi kur organizimi i tyre ka kosto të lartë, në organizatat që merren me monitorimin e zgjedhjeve thonë se, nëse klasa politike, e cila zgjedhet nga qytetarët, është e përgjegjshme atëherë milionat që ndahen për zgjedhje mund të rikuperohen.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për arbresh.info se zgjedhjet kanë kosto, mirëpo sipas tij problemi qëndron te papërgjegjësia e cila çon në organizimin e zgjedhjeve.

“Nëse zgjedhim një klasë politike e cila është më e përgjegjshme dhe mund të na gjenerojë një ekonomi më të mirë ato shpenzime që i kryejmë ne për zgjedhje munden me u rikuperu. Mirëpo problemi është tek papërgjegjësia e cila çon në organizimin e zgjedhjeve shpesh herë ku po bëhen për teke krejt personale për kalkulime momentale të partive politike dhe nuk shihen si një nevojë për të marrë një konfirmim të mbështetjes së qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”, vlerëson se kostoja për zgjedhje mund të shkojë deri në shtatë milionë euro, por thotë sepër buxhetin dhe shoqërinë e Kosovës kjo është e lartë.

“Normalisht zgjedhjet janë të kushtueshme po mendoj minimumi që një palë zgjedhje munden me i kushtu Kosovës munden me shku edhe deri në shtatë milionë euro dhe kjo është normale dhe është një kosto që për buxhetin tonë dhe shoqërinë tonë të varfër është kosto e lartë. Por kur janë në pyetje zgjedhjet po mendoj të rregullta normalisht kjo kostoja duhet me u shpenzu, por kur kemi të bëjmë me zgjedhje tëjashtëzakonshme apo të parakohshme që në një farë mënyre atëherë i bie që po rëndohet buxheti për shkak se po ka tendenca qëzgjedhjet me u mbajt më shpesh që janë të parapara prejudikisht me u mbajt edhe një kosto e tillë normalisht që e rëndon buxhetin po themi gjithmonë buxhetin e varfër të këtij vendi”, ka thënë Demhasaj.

Demhasaj pohon se dy palë zgjedhje gjithmonë e rëndojnë buxhetin e një vendi.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfimi i ish-atashehut: Si më kërkuan që të trafikoja drogë me makinën e ambasadës
Previous article Ish-ministri Demiraj kujton policët e rënë në detyrë: Ende nuk është bërë drejtësi për ta

Ina.Autor

Postime të ngjashme

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT