• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA DREJT SHQIPËRISË E 2 MILIONË DOLLARË/ Turqia shpall në kërkim ndërkombëtar themeluesin e Thodex
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA DREJT SHQIPËRISË E 2 MILIONË DOLLARË/ Turqia shpall në kërkim ndërkombëtar themeluesin e Thodex

24 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria turke e Drejtësisë ka nisur procedurën për kërkimin arrestimin dhe ekstradimin nga Shqipëria të Fatih Faruk Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, në Turqi.

Pas lajmeve se Özer ishte arratisur jashtë vendit duke mashtruar investitorët në shumën prej 2 miliardë dollarë, Prokuroria e Stambollit filloi një hetim më 22 prill.

Në këtë kuadër Gjykata e Stambollit dha urdhrin e arrestimit të Özer duke e shpallur atë në kërkim ndërkombëtar për akuzat “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit”.

“Anadolu” raporton se me udhëzim të Prokurorisë u krye kontroll në vendin e punës dhe u morën masa ndaj llogarive bankare të të dyshuarit.

Ministria e Brendshme në një shkresë më 22 prill konfirmoi se Özer ka udhëtuar nga Aeroporti i Stambollit drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri dhe se ndodhet në vendin tonë.

Në këtë kuadër Prokuroria i përcolli Ministrisë së Brendshme dokumentet e nevojshme me qëllim shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Dokumentet e siguruara nga Prokuroria për arrestimin në Shqipëri dhe ekstradimin në Turqi të Özer, pas përkthimit të nevojshëm nga Ministria e Drejtësisë ato i janë përcjellë Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme për veprimet e mëtejshme.

Teksa vazhdojnë procedurat e hetimit të zhvilluara nga Prokuroria e Stambollit, janë në pritje rezultatet e kërkesave të Ministrisë turke të Drejtësisë për publikimin e buletinit të kuq dhe arrestimin të të dyshuarit në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOKLIPI I NXORRI ZBULUAR ANDIN DHE MELISËN/ Atdheu thumbon ish-konkurenten: Ma ke borxh...
Previous article THYEN HESHTJEN ZGJEDHORE/ Ilir Meta: Do jem aty për të garantuar ndërrimin e pushtetit

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik në Gjermani, ndërrojnë jetën dy motra shqiptare (EMRAT) Aktualitet

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik në Gjermani, ndërrojnë jetën dy motra shqiptare (EMRAT)

AKSIDENT NË BERAT/ Makina përplas turistin holandez, po kalonte tek vijat e bardha Aktualitet

AKSIDENT NË BERAT/ Makina përplas turistin holandez, po kalonte tek vijat e bardha

"SULM NDAJ PRONËS PRIVATE"/ Shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome Aktualitet

"SULM NDAJ PRONËS PRIVATE"/ Shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT