• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZBUTET” PAS TAKIMIT ME YURI KIM DHE SORECËN/ Meta: E diela, ditë feste për të gjithë shqiptarët
Home
Zgjedhjet 2021

“ZBUTET” PAS TAKIMIT ME YURI KIM DHE SORECËN/ Meta: E diela, ditë feste për të gjithë shqiptarët

23 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Ilir Meta ka bërë një kthesë 360 gradë në lidhje me thirrjet e tij kërcënuese ‘për luftë’ pas takimeve të ndara që ka zhvilluara me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe atë të BE-së, Luigi Soreca. Duke lënë në ‘harresë’ thirrjet për të mprehur sëpatat e sfurqet në ‘mbrojtje’ të votës së lirë, Meta, ka veshur sërish kostumin e Presidentit dhe ka bërë thirrje për votime masive dhe të qeta më 25 prill, duke e cilësuar atë si një ditë feste për demokracinë.

Duket se mesazhet e ndërkombëtarëve të përçuara gjatë takimit me Metën, kanë bërë që kreu i shtetit të zbusë retorikën e tij dhe të kërkojë nga qytetarët ndërgjegjësim, të mos shesin votën e tyre dhe se rastet e shitblerjes së votës duhet të ndiqen nga organet ligjzbatuese.

Deklarata e plotë  e Ilir Metës

Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm mbi ecurinë e fushatës zgjedhore, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Ambasadoren e SHBA, Sh.S.Znj. Yuri Kim dhe sot me Ambasadorin e Delegacionit të BE, Sh.T.Z. Luigi Soreca, së bashku me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Tiranë.

Presidenti Meta i falenderoi Ambasadorët për angazhimin dhe interesin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vuri në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë politike për parregullsitë e konstatuara gjatë kësaj fushate, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës kanë zgjuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos lejuar deformimin e votës së lirë duke iu drejtuar në kohë dhe përmes provave, organeve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit.

Duke patur parasysh rëndësinë thelbësore, që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e dekurajimit, në kohë, të çdo veprimi, që cenon integritetin e procesit, dhe kërkoi praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, veçanërisht në qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës, të trysnuara edhe në zgjedhjet e kaluara nga krimi i organizuar.

Presidenti Meta veçoi rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka sjellja profesionale dhe vetëm sipas ligjit nga ana e Policisë së Shtetit dhe institucioneve gjyqësore. Vetëm reagimi proaktiv, i menjëhershëm dhe i pavarur ndaj çdo akti që cenon paprekshmërinë e votës së lirë, mund të parandalojë përsëritjen dhe përhapjen e krimit zgjedhor.

Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEFASON BOTËN E FUTBOLLIT/ Klinsmann përgatit kthimin e bujshëm: Gjithçka është e mundur…
Previous article "VENDIMI PËR TË QËNDRUAR ËSHTË..."/ Koeman zihet ngushtë, ja çfarë thotë për të ardhmen e Messit...

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT