• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ish-ministri Demiraj kujton policët e rënë në detyrë: Ende nuk është bërë drejtësi për ta
Home
Aktualitet

Ish-ministri Demiraj kujton policët e rënë në detyrë: Ende nuk është bërë drejtësi për ta

29 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka kujtuar policët e rënë në detyrë në ditën e tyre nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Demiraj shkruan se askush më shumë se ata nuk ka bërë për drejtësinë në këtë vend dhe se për të treguar vlerësim për ta duhet betejë kundër krimit. Por ish-ministri thotë se ata ashtu si edhe ne ndihen të tradhtuar pasi krimi ka mbështetjen e politikës dhe drejtuesve të policisë.

“Të nderuar miq! Sot është dita e të rënëve të policisë në krye të detyrës, një ditë që na kujton për te gjithë ata burra nën uniformë që me kurajë, trimëri dhe integritet dhanë jetën në luftë kundër krimit dhe për zbatimin e ligjit.
Askush nuk ka bërë më shumë se ata për rendin dhe drejtësinë në këtë vend. Për të treguar vlerësim për heroizmin dhe veprën e tyre ka vetëm një mënyrë: betejë pa kompromis kundër krimit, kriminelëve, trafikantëve dhe bandave të drogës.
Për fat të keq, ata, ashtu si edhe ne, s’kanë si të mos ndihen të tradhtuar pasi krimi kundër të cilit ata luftuan ka arritur të ketë mbështetjen e niveleve më të larta të politikës por edhe disa drejtuesve të policisë.
Krimi, bandat dhe mafia duhen mposhtur, por kjo bëhet e mundur vetëm me lidership të vendosur, qeveri dhe drejtues të ndershëm, që nuk mbrojnë apo ndajnë pushtetin me ta, por që i luftojnë dhe ndëshkojnë pa mëshirë. Lavdi dëshmorëve të policisë dhe familjeve të tyre”, shkruan Demiraj, duke postuar edhe një foto të polocit Ibrahim Basha të vrarë në Lazarat.

 

Demiraj fb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy palë zgjedhje, Kosovës i kushtuan mbi 10 milionë euro
Previous article Moti sërish surpriza këtë ditë të diel, ja çfarë do të ndodhë pasdite

Redaktor2

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT