• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Axhenda ditore e presidentit tregon gjithçka për të
Home
Politikë

Axhenda ditore e presidentit tregon gjithçka për të

22 April, 2021 F.autor Politikë

Mero Baze

Nëse doni të shikoni se kush është Presidenti I Republikës shikoni axhendën e tij ditore dhe temat e debateve që duhet të përballoj.

Dje në mesditë ishte I angazhuar të mbronte vrasësin e një mjeku në Elbasan, një njeriu të paarmatosur, të pambrojtur dhe të parrezikshëm, që ishte në punë të vet në një veturë që siç provohet nuk ka asgjë të kundraligjshme brenda.

Një ish komando nga Tropoja I rekrutuar nga shtabi  I PD qëllon pes plumba mbi të, pasi forcat palamilitare të PD kanë vendosur ta vrasin.

Presidenti, I cili vdes të shpik ngjarje të rënda në fushatë, jo vetëm që merr anën e vrasësit, por nuk denjon as ta ngushëlloj viktimën që e ka pasur kryetar të LSI në Elbasan. Arsyeja ëhstë se e ka tradhëtuar dhe ai ndjehet I gëzuar që ndëshkohet një tradhëtar me vdekje.

Pastaj në dark presidenti angazhohet të “shpëtoj” dikë nga Skrapari, se e paskan kërcënuar. Nuk ka ndonjë fakt për këtë, por I ka mjaftuar një telefonatë nga Skrapari, kurse gjaku I derdhur në mes të bulevaradit në Elbasan e ka gëzuar.

Sot në mëngjes në Vlorë ka marrë Ramazanin, një pronar klubi në Gji të Lalzit, dhe po sqaron para gjithë shqiptarëve se Ilir Meta nuk ka dashur ti marr tokën e klubit për vete dhe se këto janë thashetheme.

Ramazani është bindur dhe ka vendosur të dëshmoj që Ilir Meta nuk është takuar me subjekte të OFL në klubin e tij. A thua se Ramazani I shret ka listën e OFL në menu të Klubit dhe I njeh.

Pas kësaj ka vazhduar sulmet ndaj Alqi Bllakos, ish Shefit të Kabinetit të tij në Presidencë, që tani I është bashkuar PS në Tiranë. Atë e akuzon për tendera dhe premton se do ta çoj në SPAK. Arsyeja është njësoj si ajo e Xhuvanit në Elbasan, se ka tradhëtuar Ilir Metën.

Pas konferencës pastaj merr në telefon numurin 2 të Vlorës dhe I premton se pavarësist se çfarë thotë Monika, Luan Rama nuk do jetë deputetë por do jetë ajo.

Pra gjithë axhenda ditore e Presdentit, janë gjithë hallet e tij psiqike dhe ordinere, ose vrasje, ose rrahje, ose tendera, ose zaptim toke të Ramazanit, ose takim me kapuç me subjekte të OFL dhe interesi I shtuar  me numurin 2 të listës në Vlorë. Mjafton një axhendë e tllë për të kuptuar kë kemi president, dhe kush është ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I PD/ Reagon Rama: Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri...
Previous article TRAGJIKE/ COVID-19 i merr jetën një prej shefave më të njohur të kuzhinës shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT