Teksa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, situata duket mjaft e tensionuar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dje në Elbasan.
Gazetari Andi Bora tha për “Breaking” se ende nuk dihet cila palë ka qëlluar e para, ndërkohë që vijojnë hetimet nga autoritetet
“Të shtënat kanë qenë nga të dyja palët, por njëra prej armëve nuk është gjetur ende. Nuk dihet cila palë ka qëlluar e para”, sqaroi Bora.
Ai gjithashtu bëri të ditur se 4 personat e plagosur janë në gjendje të stabilizuar. “4 personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha gazetari.
Ndërkohë, në vendin ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani janë ndezur qirinj, teksa njollat e gjakut janë ende të dukshme aty.





