Teksa kryeministri Edi Rama zhvillonte një takim e tij në njësinë nr.2 në Tiranë, një qytetar ka dalë në ballkon dhe ka thirrur “Rama ik”. Por të gjithë situatën Rama e ka kthyer në batutë, duke i thënë se nuk ja vlen të rrëzohesh për Lulzim Bashën.
“Kujdes se mos bie nga ballkoni nuk ja vlen për lulin jo kujdes se patronazhistët shikojnë. Hajde futu brenda tani, bravo e bëri detyrën. Se këta këtë kanë Rama ik dhe ikin vetë”.


