Takimi i radhës i kryeministrit Edi Rama ishte në Elbasan, ku qindra qytetarët janë mbledhur në stadiumin “Elbasan Arena” jo vetëm në ambientet e brendshme të saj, por edhe jashtë, në respekt të masave anti COVID.
Atmosfera u duk tejet entuziaste teksa i gjithe fjalimi i kryeminstrit Rama ishte me tone të larta, batuta dhe thirrje për voten e socialistëve: “12-ta, socialistët”, ishin fjalët e kryeministrit.
Në fund, mbyllja u shoqërua me fishekzjarre dhe kenge duke i dhënë stadiumit një pamje madhështore.
AlpeNews.al percjell fotot si mëposhtë:





