• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHET LISTA E PATRONAZHISTËVE TË PD/ Me numra telefoni dhe të gjitha të dhënat e tjera konfidenciale të shqiptarëve
Home
Zgjedhjet 2021

ZBULOHET LISTA E PATRONAZHISTËVE TË PD/ Me numra telefoni dhe të gjitha të dhënat e tjera konfidenciale të shqiptarëve

20 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Prej një jave tashmë ‘arenën politike’ në vend e ka pushtuar debati dhe ethet e ‘patronazhistëve’. Një ‘skandal’ i ngritur si një ‘furtunë në një gotë uji’ nga opozita, duke përfshirë edhe angazhimin dhe rebelimin e jashtëzakonshëm të Presidentit Ilir Meta, i cili i vuri vetes misionin të shpartallonte ‘ushtrinë patronazhiste’ të PS-së.

Por Report Tv, përmes një liste të siguruar ekskluzivisht, vërteton atë që ishte paralajmëruar edhe nga mazhoranca, por edhe nga të tjerë figura të rëndësishme politike, edhe partitë e tjera opozitare kanë të njëjtën sistem si punë të përditshme të tyre.

E gjithë kjo histori vërtetohet se është një hipokrizi e nivelit më të lartë në radhët opozitës si ‘e rebeluar dhe revoltuar’ nga ‘përdorimi i tmerrshëm dhe skandaloz sipas saj i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë’ siç pretendonin ata.

Në të vërtetë e njëjta database, me të njëjtat të dhëna konfidenciale, me numra telefoni, karta ID dhe nga një patronazhist për secilin përdoret prej vitesh edhe nga Partia Demokratike.

Për të provuar vërtetshmërinë e dokumentit të mëposhtëm, në mënyrë të rastësishme kemi zgjedhur 2 prej patronazhistëve të Partisë Demokratike, Jurgen Baçi dhe Besnik Çobaj, të cilët edhe përmes një kërkimi të thjeshtë në Facebook rezultojnë se bëjnë hapur fushatë elektorale për PD-në dhe Lulzim Basha.

Kujtojmë se paraditen e sotme konfirmimin e kësaj prapaskene që e njohin të gjithë e ka pranuar publikisht edhe gazetari i njohur investigativ Elvis Fundo. Ai shkruan se vetë e ka përdorur këtë database kur ishte pranë Partisë Demokratike.

Tani pas publikimit të këtij dokumenti më shumë sesa reagime të forcave politike, të cilat sigurisht do të futen në debatin e zakonshëm politik, me shumë interes pritet se çdo të bëjë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ditët e fundit i dha vetës misionin e demaskimit të patronazhistëve të Partisë Socialiste. A do të ketë të njëjtin reagim edhe për patronazhistët e Partisë Demokratike?! Një pikëpyetje që vetë Presidenti do të duhet ta sqarojë.

 

Jurgen Baçi patronazhist i PD

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE BËRË SI KOÇI XOXE"/ Spaho kapet keq me Salianjin: Të shkoi jeta me skenarë si të Babales
Previous article ËSHTË VETËM 22-VJEÇ/ Kandidatja më e pazakontë e PD që kërkon të bëhet deputete (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT