• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN SHTATË PERSONA NË ELBASAN/ Dyshohet se kanë hedhur në treg para të falsifikuara (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN SHTATË PERSONA NË ELBASAN/ Dyshohet se kanë hedhur në treg para të falsifikuara (FOTO)

20 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “World Coins”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, ku si rezultat kanë rënë në pranga shtatë persona.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej disa muajsh kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur para të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj.

Policia njofton se pas kontrollit që i është bërë të arrestuarve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku, etj.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “World Coins”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave.

Operacioni pas disa muajsh hetime të kryera nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Ndalohen dhe arrestohen 7 shtetas.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të falsifikuara dhe mjetet që shërbenin për prodhimin e kartëmonedhave false.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi disamujor, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “World Coins”, në kuadër të të cilit u ndaluan shtetasit:

A.L., 29 vjeç, banues në Fier; J. H., 26 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 31 vjeç, banues në Kavajë; K. B., 26 vjeç, banues në Elbasan; D. K., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe M. M., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi N. Ll., banues në Elbasan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku, etj. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJA NË KAVAJË/ Reagon nga arratia autori: Ju tregoj arsyet e konfliktit. Gjithë jetën kam milituar në PD... (VIDEO)
Previous article COVID-19/ Përgjysmohen viktimat gjatë javës së fundit në Shqipëri. Procesi i vaksinimit vijon me ritme të larta

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë Aktualitet

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT