• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S´KA KTHIM PAS…”/ Veliaj në Luz të Vogël të Kavajës: Të ecim përpara me punë e projekte, jo me dhunë e bllokime
Home
Zgjedhjet 2021

“S´KA KTHIM PAS…”/ Veliaj në Luz të Vogël të Kavajës: Të ecim përpara me punë e projekte, jo me dhunë e bllokime

19 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, drejtues politik i PS në Tiranë, së bashku me dy kandidatët, Vaid Shaba dhe Etjen Xhafaj, ishte sot i pranishëm në Luz të Vogël të Kavajës, ku tha se nuk duhet të ketë kthim pas dhe se vota për Edi Ramën është e vetmja mundësi për të ecur përpara.

“Sfida këtu në Luz, përtej gallatës dhe humorit, që na dhurojnë përditë karikaturat dhe klounët e së shkuarës, është që datën 25 Prill ta trajtojmë me seriozitet. Vërtet është mirë të qeshim me ata që na ofrojnë kaq shumë humor me çudirat që thonë dhe gafat që bëjnë, por sfida jonë është që ta marrim seriozisht datën 25 Prill,” tha Veliaj.

Ai tha se në Partinë Socialiste çdokush mund të ndihet si pjesë e një familjeje të madhe, pasi është e vetmja që funksionon me parimin, “një për të gjithë dhe të gjithë për një!”

“Ne rrëzohemi bashkë, por edhe ngrihemi bashkë. Na kap tërmeti bashkë, por edhe shtëpitë i ndërtojmë bashkë. Na bie pandemia, por dhe vaksinat i sigurojmë bashkë. Një familje funksionon me parimin ‘një për të gjithë dhe të gjithë për një’. Kur kishim nevojë për vaksina Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Kur kishim nevojë për shtëpi pas tërmetit, Edi Rama ishte aty për ne,’një për të gjithë’. Ndaj në datën 25 të jemi “të gjithë për një”, të gjithë për Edi Ramën dhe për Partinë Socialiste, të gjithë që Luzi, Vorrozeni, Kavaja, Kamza, Vora, Rrogozhina të ecin përpara, jo mbrapa; me punë, jo me dhunë; me projekte, jo me bllokime”, tha ai.

Veliaj nuk la pa përmendur edhe PD-në, duk e konsideruar një parti që nuk ka asnjë lidhje me civilizimin, pasi, sipas Veliajt, i vetmi parim me të cilin vazhdon të funksionojë ende pas 30 vitesh është bllokimi dhe anarkia.

“Ata bllokimin e kanë sport: blloko këndin e lojërave, blloko sheshin “Skënderbej”, blloko Pazarin e Ri, blloko “Zogun e Parë”, blloko Astirin. Ata për bllokim janë kampionë, po për punë është vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama. Duket sikur jemi dy kombe të ndryshme: një civilizim dhe një pjesë që ka ngelur në vitet 94-95, akoma te shpartallimi. Partia Socialiste në Kukës po hap aeroport, ata akoma duke kërcyer mbi tavolina. Në Portin e Durrësit kompania më e madhe në botë do krijojë qytet të tërë ku rrezja e veprimit do vijë edhe në Luz dhe e gjithë Shqipëria e Mesme do jetojë prej atij investimi,” u shpreh Veliaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOSI ME KRIJIMIN E "SUPERLIGËS"/ Reagon kryeministri i Anglisë: Godet në zemër...
Previous article 25 PRILLI/ Balla takim me të rinjtë në Prrenjas: Është një betejë që duhet fituar për gjeneratën tuaj...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT