• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJET/ Kristi Pinderi: Do votoja PD po të isha në Shqipëri, se ata përfaqësojnë kauzën gay
Home
Zgjedhjet 2021

ZGJEDHJET/ Kristi Pinderi: Do votoja PD po të isha në Shqipëri, se ata përfaqësojnë kauzën gay

19 April, 2021 F.autor Aktualitet, Zgjedhjet 2021

Kristi Pinderi, që prej disa vitesh jeton në Kanada, thotë se po të ishte në Shqipëri, do të votonte për Partinë Demokratike.

Postimi i Pinderit

Pse po te isha ne Shqiperi do te votoja per PD (dhe jo per Boikenin i cili me perfaqeson me mire se PD):

Nuk kam votuar kurre per Partine Demokratike, por po te isha ne Tirane me 25 prill do te zgjidhja nje kandidat te PD pa e selektuar kutine e partise. Keshtu do evitoja te votoja direkt per nje parti qe nuk me frymezon edhe pse vota ime per kandidatin e PD do i shkonte koalicionit te kryesuar nga PD.

Do zgjidhja mes Jorida Tabakut dhe Grida Dumes.

E para me pelqen per menyren dinjitoze si i perqaset politikes, pa bertitur dhe pa fyer njeri dhe sidomos per guximin sa here perballet me Veliajn.

Zgjedhja e dyte mund te ishte Grida Duma, sepse edhe nese nuk bie dakort me te per shume gjera, te pakten perfaqeson ne politike gruan qe vlereson mbi te gjitha rendesine e edukimit. Mund te mos biesh dakort me te, por artikulimi i saj reflekton perpjekjen per ta respektuar inteligjencen e kujtdo qe po e degjon.

Te dyja keto kandidate besoj se do vije nje kohe (uroj heret me mire se vone) qe te jene pioneret ne PD per te qene publikisht mbeshtetese ndaj disa kauzave progresiste, si psh e drejta e komunitetit LGBTI+ per tu trajtuar ne menyre te barabarte me kedo qytetar tjeter te Shqiperise, perfshire e drejta qe familjet qe personat LGBTI+ zgjedhin te ndertojne te kene te njejta mbrojtje ligjore dhe te respektohen me dinjitet si qytetare shqiptare dhe jo si ilegale ne vendin e tyre! Nuk ka sot parti te madhe ne Europe qe nuk e ka bere kete, pervec partive te ekstremit te djathte.

Po pse do votoja ne kete menyre dhe pse nuk do votoja per Boikenin?

Padiskutim zgjedhja ime e pare do ishte Boikeni i VV. Menyra si ai e shikon Shqiperine dhe botekuptimi i tij eshte me afer meje, shume me afer se kushdo tjeter qe kandidon ne keto zgjedhje.

Por kam frike qe nuk do i mjaftojne votat, ose do perpiqen me menyrat qe i kane sofistikuar ne keto 30 vjet per t’ia pamundesuar hyrjen ne Kuvend. Dhe kjo do te thoshte qe me kodin aktual ato vota te numeroheshin per PS, qe sipas gjasave do jete partia e pare ne Tirane.

Gjithashtu, mendoj se kater vjet ne nje opozite kreative, te sinqerte dhe nga ato qe te jep shprese do e ndihmonin VV per tu profilizuar me mire ne Shqiperi. Madje po te isha ne Shqiperi do behesha vullnetar i VV nese do me pranonin.

Por mbi te gjitha, arsyeja pse kete here vota ime do ishte strategjike dhe jo me zemer ka te beje me faktin qe nje mandat i trete per Ramen dhe Veliajn do te ishte vulosja e shkaterrimit perfundimtar te Shqiperise dhe cimentimi i nje regjimi kriminal qe do te rrinte gjate aty duke ia pamundesuar perfundimisht brezit tim per ta pare Shqiperine realisht demokratike dhe te zhvilluar.

E di qe eshte shume e veshtire per shume njerez si une ta mendojne nje vote te tille. Por eshte e rendesishme te jemi pragmatiste. Hapi tjeter, edhe me i rendesishem, do duhet te ishte largimi nga jeta publike e Erion Veliajt dhe gjithe maskarenjve te shpures se tij.

Jane nje klase e mirefillte ne Shqiperi, pa parime, me te vetmen vlere ate vleresimit te dukjes qe eshte gjithmone bosh.

Pervecse medioker ky grup eshte potencialisht me kriminali ne Shqiperi sepse ata nuk kane asnje sens mase dhe drejtesie kur vjen puna per ta vjedhur e per ta mbajtur perjetesisht pushtetin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJE TRONDITËSE NË ITALI/ Shqiptari vret me çekiç bashkëshorten në sy të fëmijëve (EMRAT)
Previous article KUJDES! Ky gabim i përditshëm po ju bën qafën me rrudha të cilat nuk hiqen

F.autor

Postime të ngjashme

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT