Futollisti i Kombëtares Taulant Xhaka është fejuar me Arbnora Nuredinin. Lidhjen me të e bëri publike jo shumë kohë më parë.
Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka, është duke ndjekur hapat e të vëllait, Granit Xhaka, i cili nuk ka shumë muaj që është kurorëzuar me Leonita Lekajn.
Mesfushori i Kombëtares është fejuar me Arbonra Nuredinin, ku kujtojmë se pak kohë më parë cifti postonte foto nga pushimet e tyre dimërore.
Në llogarinë e tij në Instagram, Taulanti ka publikuar një fotografi nga ceremonia e fejesës me ku çifti ishin duke prerë tortën dhe që të dy dukeshin shumë elegantë dhe padyshim të lumtur.
Nuk munguan edhe urimet e shumta, ndër to edhe ai nga i vëllai, Granit Xhaka.
“Urime fejesa vëllau jem”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale./AlpeNews.al/




