• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Skënderbeu nis stërvitjen,  të hënën miqësorja e parë ndaj Bursaspor në Antalia
Home
Futboll

Skënderbeu nis stërvitjen, të hënën miqësorja e parë ndaj Bursaspor në Antalia

7 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Pas Kukësit edhe Skënderbeu ka zbarkuar në Antalia, atje ku dhe disa ekipe të tjera të Kategorisë Superiore, do të kryejnë minifazën përgatitore të dimrit për disa ditë. Korçarët kanë zbarkuar mëngjesin e së shtunës në Turqi duke u akomoduar fillimisht në hotelin e rezervuar për qëndrimin e ekipit. Më pas stafi teknik me në krye trajnerin Ilir Daja kanë nisur nga puna me ekipin. Ndryshe nga sa ishte parashikuar më parë, skuadra ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në terrenet sportive të hotelit ku është akomoduar.

Lodhja nga rrugëtimi me avion drejt qytetit turistik turk ka bërë që ekipi të kryejë vetëm një seancë stërvitore. Grupi i lojtarëve është i plotë dhe në dispozicion të trajnerit Ilir Daja, i cili gjatë qëndrimit në Turqi do të testojë skuadrën dhe do të kolaudojë ekipin para nisjes së kampionatit. Afrim Taku nuk është bashkuar me ekipin korçar pasi për shkak të një problemi me dokumentacionin ai ndodhet në Amerikë dhe pritet të kthehet së shpejti.

Ndërsa Bruno Lulaj nuk ka udhëtuar për shkak të dëmtimit dhe vazhdon rikuperimin në Tiranë. Por zërat në merkato thonë se Lulaj  nuk ka udhëtuar me Skënderbeun sepse pritet të largohet nga ekipi në formë huazimi te Laçi. Gjatë ditës së dielë ekipi korçar do të zhvillojë dhe dy seanca të tjera stërvitore para takimit të parë miqësor ndaj ekipit të Bursaspor që do të luhet të hënën më 8 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Data e zgjedhjeve, FSHF sqaron vendimin e Komitetit Ekzekutiv
Previous article Tottenham vendos çmimin e Harry Kane, më i shtrenjtë se Messi e Ronaldo

Q.Autor

Postime të ngjashme

THELLOHET PËRPLASJA UEFA-FIFA! Ceferin apel për klubet evropiane: Është koha t’i themi ‘mjaft’ Infantinos! Futboll

THELLOHET PËRPLASJA UEFA-FIFA! Ceferin apel për klubet evropiane: Është koha t’i themi ‘mjaft’ Infantinos!

E TRISHTË/ Ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur Futboll

E TRISHTË/ Ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

LIGA E KOMBEVE/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup Futboll

LIGA E KOMBEVE/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT