Kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Klodian Doka 30-vjeç, i renditur i 32-ti në listë, ka mbetur i plagosur së bashku me dy vëllezërit e tij, pas një sherri të përfshirë me disa të rinj në Sauk.
Si pasojë e konfliktit mes të rinjve, ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi Klodian Doka, dhe Oltjan Doka, 23-vjeç. Ndërkohë që është plagosur me thikë Roland Doka, 27-vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, të tre vëllezër.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, pranë zyrave elektorale të LSI-së dhe shkak për përplasjen e tyre mësohet se është bërë sherri për një femër.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasit E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë për kanosje një tjetër./Shqiptarja


