• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBËRRITJA E MBI 40 MIJË VAKSINAVE ASTRAZENECA/ Soreca: I lumtur për të luftuar së bashku…
Home
Politikë

MBËRRITJA E MBI 40 MIJË VAKSINAVE ASTRAZENECA/ Soreca: I lumtur për të luftuar së bashku…

18 April, 2021 s.autor Politikë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është shprehur i lumtur që Shqipëria siguroi një ditë më parë 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit “COVAX”. Soreca shkruan se BE ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro dhe se kjo është dërgesa e dytë e vaksinave që Shqipëria merr nga ‘COVAX’ për të luftuar COVID-19. Soreca shprehet se BE mbështetet Shqipërinë për të mposhtur këtë pandemi së bashku.

“Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE është krenar që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!” shkruan Soreca në Twitter.

Shqipëria mori dje sasinë e radhës të dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit “COVAX”. Në Aeroportin e Rinasit mbërritën 40.800 doza AstraZeneca, teksa në ditët në vijim pritet një tjetër sasi prej 250,000 vaksinash.

Synimi është që të arrihet objektivi prej 500 mijë persona të vaksinuar deri në fund të majit. Nëpërmjet mekanizmit të “COVAX”, Shqipëria ka paguar për 1.140.000 doza nga të cilat kanë mbërritur 38.400 vaksina AstraZeneca.

Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, operatorët turistik punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. Në total në vendin tonë janë vaksinuar 314.622 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Rama "burrë për shpi", me leckë në dorë dhe i rrethuar nga gratë
Previous article COVID-19/ Merkel e shqetësuar: Situata është shumë serioze

s.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT