Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte sot e pranishme në Vlorë, nga ku nuk la pa komentuar as ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të PD-së, Lulzim Bashës, për bashkëpunim pas 25 prillit.
Ajo e konsideroi ftesën e Ramës si një tregues së ky i fundit “është i mbaruar. Ndërsa për objektivin e LSI në qarkun e Vlorës, Kryemadhi tha se ata do të marrin 3 mandate në Vlorë dhe një në Sarandë.
“Unë nuk kam pa burrë që i lutet një burri për 24 orë, 12 herë. është i mbaruar. Pritshmëritë e mia në Vlorë, 3 Vlora, 1 Saranda, 4”, u shpreh Kryemadhi.
Sipas saj, PS e ka parë Vlorën si një trofe për të përdorur dhe shfrytëzuar, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë LSI.


