• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“META DHUNUES I 500 MIJË VOTAVE”/ Sali Berisha: Ja si i mbushte kutitë dhe terrorizonte zgjedhësit
Home
Politikë

“META DHUNUES I 500 MIJË VOTAVE”/ Sali Berisha: Ja si i mbushte kutitë dhe terrorizonte zgjedhësit

17 April, 2021 s.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta ka disa ditë që zhvendoset nga Vlora në Durrës dhe anasjelltas, në emër të mbrojtjes së votës së lirë, ndonëse sipas të gjitha fakteve dhe precedentëve, simboli i deformimit të votës në Shqipëri, është LSI-ja, pikërisht partia e tij. Përpos rekordeve të blerjes së votave me LSI-në, Ilir Meta ka menaxhuar edhe zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, si kryeministër. Pas zgjedhjeve të 2001, të kontestuara nga Partia Demokratike, Sali Berisha e shpalli Ilir Metën armik të votës së lirë. Sipas Berishës, asokohe kryetar i PD-së, “kryeministri terrorist Ilir Meta dhunoi votën e gjysmë milioni shqiptarëve”. 20 vjet më vonë, Ilir Meta ka nisur një fushatë për mbrojtjen jo vetëm të vota të LSI-së, por edhe të Partisë Demokratike, me miratimin në heshtje të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Pas zgjedhjeve të qershorit 2001, Sali Berisha nisi edhe një fushatë ndërkombëtare për denoncimin e manipulimit të zgjedhjeve, sipas tij, nga qeveria me në krye Ilir Metën, me të cilin do të bashkëqeveriste në vitin 2009 deri në vitin 2013, për t’u bashkuar sërish në vitin 2018 deri më sot. Në përfundim të turit ndërkombëtar, në 20 korrik 2011, Sali Berisha deklaronte se “Ne u takuam me shumë personalitete të rëndësishme të OSBE si dhe me personalitete të rëndësishme zyrtare austriake dhe me miq të mi, ku paraqitëm fakte, dokumente për manipulim, dhunën, terrorin policor gjatë zgjedhjeve në Shqipëri”.

Partia Demokratike bojkotoi Kuvendin e ri që u konstituua në shtator 2001, kur Ilir Meta u rizgjodh kryeministër. PD-ja u rikthyer në Kuvend në fund të muajt janar 2002, ku denoncoi sërish vjedhjen e zgjedhjeve nga Meta. Bamir Topi, në atë kohë kryetar i grupit parlamentar të PD-së, lexoi një deklaratë e cila niste kështu:

“Me këtë deklaratë, dëshiroj që në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, t’i paraqes sot opinionit publik shqiptar, faktorit politik ndërkombëtar, pozicionin politik të Partisë Demokratike, lidhur me vendimin e saj për hyrjen në Kuvendin e Shqipërisë, pas një periudhe kohore që përkon me denoncimin e zgjedhjeve të qershorit, të dhunuara në tërësi dhe të manipuluara nga maxhoranca aktuale, zotëruese e të gjitha pushteteve në Shqipëri”.

Gjatë gjithë sesionit parlamentar, Partia Demokratike u fokusuar në Kuvend tek vjedhja e zgjedhjeve, duke akuzuar Ilir Metën, edhe pasi dha dorëheqjen si kryeministër në shkurt të vitit 2002. Sali Berisha shprehej se “…dua t’i rikujtoj kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se ky raport e akuzon drejtpërdrejt Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shpërndarë mandate në mënyrë të papërshtatshme, pra ka vjedhur mandate, se ka parandaluar zona balotazhesh, se ka përdorur procesverbale që nuk kanë ardhur nga kutitë e qendrave të votimit, por nga Partia Socialiste, se ka kërkuar dhe urdhëruar arrestimin e komisionerëve – dhe të bësh një veprim të tillë, të bësh sikur nuk di, është dy herë më keq– dhe se në zonën 60, në mungesë të 26 protokolleve nga kutitë e votimit, i ka zëvendësuar ato duke fabrikuar së bashku me Fehmi Abdiun në vullnetin politik (se ai është instrument, unë kam bindjen që ai vetëm ka zbatuar porositë) një të shtatën e Parlamentit Shqiptar, duke shkelur çdo parim të barazisë së votës, të barazisë para ligjit, që është një nga parimet më fondamentale të kushtetutave demokratike, që nga kushtetuta e parë e këtij lloji e deri sot”. (Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SKADON KONTRATA/ Milani shënjestron lojtarin e Interit. Zbulohen prapaskenat
Previous article DALIN FOTOT/ Ky është 28-vjeçari që u gjet i mbytur në lumin Shkumbin, ishte larguar...

s.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT