Duam s’duam gënjeshtarët i kemi kudo rreth nesh dhe s’mund të bëjmë gjë tjetër përveçse të tregohemi sa më vigjilentë të mundemi. Sa e thjeshtë do të ishte jeta sikur t’i dallonim gënjeshtarët me një të parë. Nga studimet e kryera rezulton se ne vazhdimisht i genjejmë partnerët tanë.
Në përgjithësi burrat gënjëjnë për të fshehur mëkatet e tyre, e ndërsa gratë për të shpëtuar tjetër. Gjithsesi problemi ynë më i madh është se si t’i shpëtojmë sa më shumë mashtruesëve serialë?! Janë disa detaje që sado të vogla në dukje, tregojnë gjithçka.
Gjuha
Kur flasin, gënjeshtarët zakonisht zgjedhin t’i piketojnë njerëzit. Nëse dëgjoni shpesh frazat ‘ajo gruaja aty/ai njeriu këtu’, hapni sytë, mund të jetë një gënjeshtar i tmerrshëm.
Sjellja
Nëse dyshon se ai po të gënjen, kërkoji të ta tregojë edhe njëherë historinë që të tha më parë. Një detaj do t’i shpëtojë. Edhe krimineli më i zoti e lë gjithmonë një provë, kështu që provojeni këtë. Gënjeshtarët iritohen dhe nervozohen shumë lehtë, e ndërsa njerëzit e sinqertë janë të qetë dhe bashkëpunues.
Mimikat e fytyrës.
Frojdi dikur ka thënë se asnjë i vdekshëm nuk mund ta mbajë për shumë gjatë sekretin. Nëse e mban gojën mbyllur, do ta tradhëtojë lëvizja e gishtave.
Pulitja e shpeshtë e syve, buzëqeshja e shtirur apo prekja e herëpashershme e fytyrës janë disa prej treguesë që dikush nuk po tregohet i sinqertë me ju.
Ah, kujdes! Nëse gjatë kohës kur bisedoni, ai shikon në të djathtën e tij, me siguri po gënjen dhe po përpiqet të shpikë diçka për ta justifikuar.
Burimi: The Independent


