• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“INSPIRIM I MADH”/ Rama tregon historinë e gjyshit të tij që u bë shofer i kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe i mbretit Zog
Home
Politikë

“INSPIRIM I MADH”/ Rama tregon historinë e gjyshit të tij që u bë shofer i kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe i mbretit Zog

16 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka ndalur turin e takimeve sot në Durrës, ku ka folur për portin e ri.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tregoi historinë e gjyshit të tij durrsak, që iku për studime në Itali dhe u kthye pas me një makinë ‘Alfa Romeo’ dhe nisi punë për kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe më pas për mbretin Zog.

“Natyrisht mes një ëndrre që e sheh me sy hapur dhe një realitetit është një det i tërë në mes. Një ditë ëndrra nis të bëhet më e mundshme, pasi asgjë nuk ndodh rastësisht. Ishte takimi me mikun tonë tanimë që i hapi rrugë këtij projekti. Dhe sot ky nuk është një projekti i përgatitur për të bërë një reklamë, por është kartolina e një projekti që nis nga faza e parë. Ka 5 faza. Sot ndahet porti i Durrësit m pjesën që fillon plazhi. Në atë zonë të abandonuar ka vetëm grumbullime materialesh të vjetra, ferra, e plehra. Duke qëndruar këtu dhe duke parë këtë prezantim mu kujtua historia e gjyshit tim durrsak, që ishte djali i drejtorit të doganave në Durrës. Stërgjyshi ishte njeri i përfshirë në përpjekjet për të ndërtuar shkolla shqipe, dhe e nisi gjyshi tim në Itali për studime. Këtu në port doli me stërgjyshen për ta pritur. Djali zbriti nga porti me një ‘Alfa Romeo’, që ishte goxha e pashme dhe i ati u suprizua dhe e kuptoi menjëherë se paratë që i kishte dhënë për të studiuar i kishte bere për makinë. Ai u kthye dhe u bë shofer. Si interesonin studimet. Pak javë pasi ishte kthyer, ai tregonte se hëngri një shpullë këtu kur tha se kjo makina ishte e tija. E thirri kryetari i Bashkisë dhe i tha; ‘ose ti do të punosh për mua, ose do ikësh nga Durrësi’. Ai u bë shofer i kryetarit të bashkisë së Durrësit. Ai ishte komplet i marrosur pas makinave. Një ditë të bukur vjen dita e pavarësisë.

Mbreti Zoti priste vipat në ceremoni. Dhe vjen kryetari i bashkisë që zbret nga një makinë që ishte shumë për taksapaguesit. Mbreti i tha; S’të vjen turp që ke këtë makinë?! E thërrasin gjyshin tim, dhe mbreti i thotë; Ti do bëhesh shoferi im me këtë makinë. Gjyshi ishte një inspirim i madh për idenë e shpejtësisë, për idenë e lëvizjes. Kjo është një nostalgji që vjen natyrshëm kur mendoj se sot jam këtu për diçka që me siguri stërgjyshi e gjyshi, ata që nuk jetojnë më dhe që në atë kohë ishin njerëzit që e bënë Durrësin një qytet që kishte shumë aromë Italie dhe shumë jetë që mbante frymën e influencës së botës matanë detit. Do të ishin sot krenarë që më në fund Durrësi falë këtij projekti bëhet gati të shkojë në një nivel tjetër.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LOJRA TË SHËMTUARA"/ Meridiani i del në krah Sindit pas sherrit me Julin (FOTO)
Previous article PAS NDARJES NGA TEA/ Bearti në një lidhje të re. Ja ç'po ndodh me jetën private të ish-konkurrentit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni Aktualitet

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT