Astronauti amerikan John Young, një nga 12 njerëzit e vetëm që kanë shkelur në Hënë dhe komandant i misionit të parë në hapësirë të NASA-S ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
Edhe pse Young kishte ndërruar jetë të premten nga pneumonia NASA bëri publike lajmin ditën e shtunë duke shprehur hidhërimin për njeriun që e konsiderojnë pionier të Hapësirës.
NASA dhe e gjithë bota humbën sot një udhërrëfyes, tha shefi i agjencisë së hapësirës, Robert Lightfoot, i cili kujtoi se Young ishte i vetmi person qe drejtoi misionet Gemini, Apollo dhe programe të anijeve kozmike raporton Theguardian.
Yong konsiderohet si një nga austronautet me karrierën me jetën më të gjatë të NASA- S dhe i vetmi austronaut, që drejtoi anijen kozmike në Hënë por edhe që shkeli mbi satelitin e vetëm natyror të Tokes. John Young u tërhoq në pension vetëm në vitin 2004.
I lindur në 1930-tën në San Francisko, ai arriti të diplomohej në Institutin Teknologjik të Georgias e më pas shërbeu në marinën amerikane si pilot testimesh. NASA e përzgjodhi si astronaut në 1962 tre vjet më vonë, e dërgoi në misioni Gemini3.
Sipas Young Marsi mund të ishte një shtëpi e përshtatshme për njerëzimin në rast se shkatërrohej planeti ynë. “Ai ishte austronaut i jashtëzakonshëm. Do të na mungojë”- shkruan NASA.


