• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IK SE NUK DO DALËSH BOSH ATJE”/ Zbulohen përgjimet e grabitësve të vilave në Sauk (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

“IK SE NUK DO DALËSH BOSH ATJE”/ Zbulohen përgjimet e grabitësve të vilave në Sauk (DETAJET)

15 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dosjen e grupit të grabitësve të vilave luksoze në Sauk, e cila u godit dy ditë më parë nga policia. Në dosjen e prokurorisë, është zbardhur dëshmia e Dajvid Dostit një prej 5 të arrestuarëve i cili është shprehur se Hektor Qirjazi, i dënuar me burgim të përjetshmë në Greqi për grabitje, u dërgone me ‘google maps’ vilat të cilave iu ishte ‘vënë syri’ për t’u grabitur.

“Më datë 12.04.2021, rreth orës 10.00 e ka marrë në telefon ne rrjetin social “Messenger” shtetasi Dorjan Qirjazi, i cili i ka thënë “që duhej të takoheshim”, rreth orës 10.30 janë takuar te një lokal në zonën e Astirit, i cili ishte vetëm. Gjatë kësaj kohe ai i tha që “ishte një punë dhe nëse unë e bëja dot ose jo”, ai më tha se “ishte një shtëpi te Tegu dhe se do ta vjedhim”, unë i thashë se “do e bëjë”, ai më tha “ok” , gjatë kësaj kohe nëpërmjet telefonit të tij i ka treguar banesën që do të vidhnim , ai i ka treguar nëpërmjet “Googles maps” banesën që do të vidhnim, pra nepermjet hartes. Dorjani i ak thënë që “në këtë banesë nuk kishte njeri dhe se personat që banonin në këtë banesë ishin në punë”, gjithashtu ai i ka thënë ik se “nuk do dalësh bosh atje”.

Gjatë kësaj bisede që kanë bërë gjithashshtu kanë folur edhe për ndarjen e saj që do të merrnim dhe se pjesën më të madhe do e kisha unë dhe pjesën tjetër do e merrte Dorjani. Gjithashtu Dorjani i ka dhënë një vegël si “krik dore” te madh për hapje dyersh, një kacavidë të madhe pllak dhe një Radio Marrëse Dhënëse, ai i ka thene që të më ndihmonit të hapja dyert nëse do të kish ndonjë vështirësi në hapjen e tyre. Me Dorjanin e kanë lënë që pasi të vidhja banesën do të takoheshim te shtëpia e tij në zonën e Astirit për të ndarë lekët.” citohet në dosje. Grupi i grabistësve u godit dy ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit “Start&Stop”.

Të arrestuar:
1- Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;
2- Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;
3- Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”;
4- Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”;
5- Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E DIJA ASNJËHERË..."/ Elita sapo na tregoi trupin para dhe pas lindjes dhe ndryshimi është i dukshëm
Previous article RINDËRTIMI/ Rama në Kamëz: Çdo shtëpi këtu është ndërtuar me gjakun dhe me djersin e sakrificave...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT