• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FTESA” E RAMËS/ Peza: Basha është marrë peng nga liderët e të shkuarës
Home
Zgjedhjet 2021

“FTESA” E RAMËS/ Peza: Basha është marrë peng nga liderët e të shkuarës

15 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Të ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ishin të ftuar analisti Alfred Peza dhe gazetari i Top Channel Muhamed Veliu për të folur rreth ftesës së Kryeministri i Shqipërisë i bëri ditën e djeshme kryedemokratit Basha për bashkëpunimin pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Analisti Alfred Peza shprehet se Lulzim Basha është marrë peng nga liderët e të shkuarës, duke thënë se kryetari ‘de facto’ i Partisë Demokratike është Sali Berisha.

Peza: Të gjithë e dinë që kryetari de facto o PD është Saliu, Luli është marr penga nga liderit e politikës së vjetër. Basha kishte një shans dhe ka një shans për tu shkëput nga e vjetra dhe të merret seriozisht nga shqiptarët. Kjo ishte një kamerdare shpëtimi për vet Bashën, nëse do të shpëtojë nga pengmarrja politike e nga liderët e të shkuarës. Përgjigja e Bashës dëshmoi se vazhdon të mbetet peng ndërkohë që shqiptarët kanë kuptuar se Rama është diga dhe kufiri i fundit që mund të mbajë larg të ardhmes liderët e të shkuarës.

Ndërkohë që gazetari Muhamed Veliu shprehet se: Në fillim të fushatës elektorale Rama shpeshherë është shprehur se ne duhet ta shpëtojmë Bashën nga Monika Saliu Meta. Është një shtrirje dore për bashkëpunim në të mirë të Shqipërisë.
Gazetari Muhamed Veliu shprehet se ajo çka kryeministri ka thënë ditën e djeshme është mjaft komplekse dhe nuk ka qenë vetëm në adresë të Lulzim Bashës.

“Vlen për të parë cili do jetë reagimi i Bashës. Natyrisht që do thotë unë jam kryeministër i ardhshëm dhe Rama i përket të shkuarës. Përsa i përket votuesve, Rama i ka ngacmuar mjeshtërit jo vetëm Bashën por edhe votuesit, duke i thënë se: “ore Luli duhet shpëtuar, se është marrë peng nga Saliu”. Ajo çfarë ka thënë Rama dje është komplekse nuk është vetëm në adresë të Lulzim Bashës por edhe më i gjerë”, u shpreh Veliu.

Analisti Peza shton më tej se lidershipi i opozitës është në krizë dhe sjell në vëmendje ditën e hapjes së fushatës për PD, ku mungonin liderët e vjetër dhe kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë.

“Besimi ka munguar dhe lidershipi i opozitës është në krizë besimi dhe politike. Kjo u pa që në hapjen e fushatës elektorale të PD në shesh, ku Basha ndodhet mes dy zjarresh nga një anë e di se çfarë do, do të mbajë larg liderat e vjetër dhe Basha e bëri këtë gjë duke mos pasur në krahë aleatin kryesor. Basha u kujdes të mbante larg jo vetëm Berishën. Nuk kishte ndodhur kurrë që lideri dhe themeluesi të mos ishte në festën e hapjes së fushatës dhe fakti që mbajti larg edhe LSI dëshmon se Basha e di që elektorati nuk do ta shoh përkrahë Metës, Kryemadhit dhe Berishës”, shton Peza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTNERJA I PUBLIKON PAMJET/ Yli i Realit luajti i dëmtuar ndaj Liverpulit
Previous article TËRHEQJA E TRUPAVE NGA AFGANISTANI/ Ambasadorja Kim: SHBA do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse Shqipërisë për sakrificat...

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT