• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAM INFORMACION…”/ Gjiknuri flet për vizitat e Metës në Vlorë: Presidenca është kthyer në një zgjatim gri të LSI-së
Home
Politikë

“KAM INFORMACION…”/ Gjiknuri flet për vizitat e Metës në Vlorë: Presidenca është kthyer në një zgjatim gri të LSI-së

14 April, 2021 s.autor Politikë

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, i renditur i shtati në listën e qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri tha se ka informacione se me kë takohet Presidenti i Republikës, Ilir Meta kur shkon në Vlorë.

Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Gjiknuri theksoi se Presidenca është kthyer në një zgjatim gri të LSI-së dhe në një shërbim informativ të kësaj partie dhe në një lloj kioske Universiteti që ka zhvlerësuar edhe titujt e dekoratave.

“Kam informacion për shumë gjëra megjithatë nuk dua të përdor mediet për të hedhur fakte apo të ndaj informacione të tilla. Të gjithë e dinë se çfarë bëhet në Vlorë dhe kë takon Presidenti dhe çfarë synimesh ka.

Ilir Meta nuk përfaqëson më Presidencën. Unë e respektoj Presidencën, por do të sillem si të gjithë vlonjatët e tjerë për Vlorën.

Presidenca është kthyer në një zgjatim gri të LSI-së dhe në një shërbim informativ të kësaj partie dhe në një lloj kioske universiteti alla Kristal që jep dekorata në funksion të zgjedhjeve dhe ka zhvlerësuar titujt e dekoratave.

Nuk merrem me depozitime dhe kallëzime, kam informacione dhe jo fakte. Jam i bindur që organet do të bëjnë punën e tyre dhe ne si parti do të monitorojmë çdo lëvizje. Edhe ndonjë tentativë për korruptim ne do ta monitorojmë mirë.

Unë personalisht refuzoj retorikën e dhunës, dikujt mund t’i duket dobësi, por mendoj se populli shqiptar është lodhur nga retorika e sharjes.

Unë një gjë i them të gjithëve lëreni atë në dëshpërimin e tij dhe fokusohemi te e ardhmja jonë që ka sfidat e saj”, deklaroi Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANË BASHKËFSHATARIN NË DIBËR/ Bie në pranga edhe vëllai tjetër. Pas krimit u arratis në pyll
Previous article E PAZAKONTË/ Elona Duro sapo na tregoi se ajo i ka propozuar vetë bashkëshortit: Erdhi aq rrjedhshëm...

s.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT