Dy policët e mbetur të plagosur sot janë qëlluar nga një makinë të cilën e kishin ndaluar teksa ishin në krye të detyrës.
Nga shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras mes policisë dhe personave të tjerë, mbetën të plagosur tre persona, dy efektivë dhe një qytetar kalimtarë. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se plumbat gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë prekur edhe një makinë të parkuar në zonë. Makina ka marrë goditje nga dy plumba në pjesën e parakolpit.


