• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAM FORCË PËR T´U MATUR ME SFIDAT”/ Teuta Ramaj, kandidatja e PS në Vlorë: Është përgjegjësi që më është besuar nga Komuniteti Çam
Home
Zgjedhjet 2021

“KAM FORCË PËR T´U MATUR ME SFIDAT”/ Teuta Ramaj, kandidatja e PS në Vlorë: Është përgjegjësi që më është besuar nga Komuniteti Çam

13 April, 2021 s.autor Breaking News, Intervista, Politikë, Zgjedhjet 2021

Teuta Ramaj, është kandidate e Partisë Socialiste e cila në zgjedhjet elektorale të 25 Prillit, iu bashkua ekipit socialist, si kandidatja e komunitetit çam. Ramaj ka rrëfyer përgjegjësinë që i jep kandidimi, për të përfaqësuar një komunitet të rëndësishëm në qarkun e Vlorës. Një përfaqësim që zëri i çështjes çame të dëgjohet në parlamentin e ri. Ndërkohë, për kandidaten Ramaj vlerësimet e kreut socialist Edi Rama kanë qenë maksimale, pasi figura e saj është mjaft e spikatur dhe e pëlqyer jo vetëm nga komuniteti çam, por dhe për bindjen që ajo dëshmon në takimet e shumta, që ka organizuar në qarkun e Vlorës. Ramaj është një përfaqësim dinjitoz që premton të sjell vlera në interes të elektoratit të saj në foltoren e ardhshme. Ndërsa Ramaj pohon se shanset e saj, e renditur në listën e PS, e 9-ta në Qarkun e Vlorës për komunitetin çam, janë maksimale. “Përsa i përket suportit, në fakt, kjo mbështetje ka qenë që përpara se ti hynim kësaj gare dhe vazhdon të rritet. Forca ime gjendet pikërisht në rrënjët e mia, në komunitetin çam që unë përfaqësoj, në familjen time” – shprehet Ramaj.

Znj. Ramaj, vini në garë për deputete nga PS për Qarkun e Vlorës, çdo të thotë kjo për ju?

Së pari përgjegjësi dhe së dyti vlerësim. Është përgjegjësi që më është besuar nga Komuniteti Çam. Ky përfaqësim dhe besim është njëkohësisht vlerësim edhe nga ana e PS, pasi renditja ime e 9-ta në listë i ka të gjitha mundësitë për fitore. Është gjithashtu vlerësim si nga njerëzit që më kanë inkurajuar me mbështetjen e tyre, edhe nga PS e cila vlerëson rëndësinë e Komunitetit Çam të Vlorës si pjese e rëndësishme e shoqërisë vlonjate.

Në sloganin tuaj spikat shprehja: “Forca jonë, bashkim zemrash, çështja Çame detyrim kombëtar” – mund të na e shpjegoni ju lutem?

Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë në ditë të mira apo të vështira, që ka pasur në historinë e tij, për t’i përballuar apo për të arritur sukseset, forcën e ka gjetur gjithnjë në mbështetjen dhe dashurinë tek njeri-tjetri. Në patriotizmin shqiptar dhe në respektimin e të drejtave humane. Kjo mbështetje është bërë përherë me zemër. Dhe pikërisht aty buron forca jonë, në bashkimin e zemrave, e sidomos për çështjen Çame, që është pjesë e çështjes kombëtare. Kjo çështje është detyrim i çdo patrioti për ta çuar kauzën e nisur përpara. Për mua është detyrim Kombëtar dhe rritje e dinjitetit njerëzor.

Çështja Çame sa ju prek dhe cili do të jetë ndikimi juaj, pasi në çdo fushatë elektorale nga kandidatë të ndryshëm citohet kauza, por që fatkeqësisht nuk është bërë asgjë deri tani?

Çështja çame është ndjeshmëri e çdo çami dhe çdo patrioti, pavarësisht rreshtimit politik e pa diskutim nga kjo nuk bëj përjashtim as unë. Në fakt, për çështjen Çame është bërë punë e cila realisht është për t’u vlerësuar dhe qe na bën te gjithëve krenarë, por nga ana tjetër mendoj se është e pamjaftueshme. Nuk duhet të kënaqemi dhe është shumë pak. Pritshmëritë janë ndryshe. Kjo çështje është mjaft komplekse dhe ka nevojë jo vetëm për sensibilizim, por ajo që do të theksoja është institucionalizimi. Çështja jonë nuk mund të qëndrojë jashtë dyerve të institucioneve shtetërore, ajo është pa diskutim pjesë e parlamentit, presidencës, ministrisë së drejtësisë, ministrisë së jashtme, kryeministrisë, ministrisë së diasporës, ministrisë së arsimit, ministrisë së kulturës etj, dhe padyshim fokusi i punës sime ka për të qenë pikërisht në këtë drejtim. Është e drejta ime legjitime, humane e patriotike të ndikoj që çështja jonë të kanalizohet në institucionet shtetërore, të cilat mund dhe duhet të çojnë përpara procesin që lidhet me zgjidhjen e çështjes çame.

Ju mbuloni Qarkun, aty ku ka komuniteti çam, çfarë u mungon këtyre njerëzve?

Vëmendja, përfaqësimi dhe zëdhënia.

Në këto zgjedhje, cili është besimi tuaj tek PS për t’i çuar më para ato çfarë kanë mbetur në mes?

Kursi politik i qeverisjes në dy mandatet e para është tregues për mënyrën se si PS është shfaqur me sfidat kombëtare. Qeverisja ka pasur dinamika, ka arritur rezultate, pavarësisht se një sërë objektivash nuk janë realizuar ose nuk janë realizuar siç duhet. Ama ka një produkt pune të matshëm dhe ka po ashtu objektiva qe janë vazhdimësi e punës së mëhershme, prandaj kam besim se është mandat i përfundimit të punëve të pambaruara.

A mendoni se do të jeni zë i fort në parlament?

Shpresoj se po. Kam forcën për t’u matur me sfidat. Ndihem e motivuar plotësisht për të përfaqësuar Komunitetin Çam dhe shoqërinë vlonjate.

Ju jeni e 9-ta, sa shanse ka PS për të arritur deri te nr. 9 dhe a do të keni mbështetjen e Komunitetit Çam për t’u mandatuar?

Shanset janë optimale, pasi aktualisht PS nga zgjedhjet e kaluara, ka 8 deputete, prandaj pozicioni im është brenda mundësive të fitores. Por do të doja ta shoh pak ndryshe, në fakt, pyetjen dhe do të ishte me e përshtatshme: Sa shanse ka Komuniteti Çam i Vlorës për ta marrë mandatin e deputetit? Dhe do të thosha po, shanset me numrin 9 në listën e PS në Qarkun e Vlorës për Komunitetit Çam janë padyshim maksimale.

Çfarë mendimi keni për kandidatët e tjerë që vijnë me të njëjtën kauzë nga partitë e tjera?

Kjo është një garë elektorale dhe unë i vlerësoj të gjithë që kanë besim në elektoratin e tyre dhe ju uroj suksese. Çamëria është e të gjithëve dhe ka nevojë për të gjithë. Diferencat i kemi vetëm në mënyrën si zgjedhim të punojmë për Çamërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME BANORËT E NARTËS/ Gjiknuri: Refuzoni retorikën e dhunshme! Opozita bën thirrje për kryengritje...
Previous article "E KAM PASUR DHURATË NGA GJYSHJA"/ Dojna Mema sapo na tregoi pengun e saj më të madh dhe dhuratën me vlerë që ka humbur

s.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg Aktualitet

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT