Detaje të reja kanë dalë në lidhje me grupin e arrestuar pasditen e djeshme për vjedhjen e vilave në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Së bashku me Hektor Qiriazi, i cili është dënuar në Greqi me burg përjetë, janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, ku 3 prej tyre janë Devjs Dosti, Redian Bega, Klodian Çupi.
Të 5 personat janë arrestuar mbrëmjen e djeshme sapo kishin vjedhur një tjetër vilë në zonën e Liqenit të Thatë. Gjatë kontrollit ata u kapën me rreth 20 mijë euro janë vjedhura në vilë dhe një sasi lënde narkotike me vete.
Fokus i aktivitetit të tyre kriminal për vjedhjen e vilave ka qenë zona e Liqenit të Thatë dhe Saukut.


