• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOGJI GRUAN NË MAKINË DHE VARI VETEN/ Flet vëllai i Bilbilit: U zunë për një sallatë…
Home
Breaking News

DOGJI GRUAN NË MAKINË DHE VARI VETEN/ Flet vëllai i Bilbilit: U zunë për një sallatë…

12 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vëllai i Bilbil Shirjas tregon për marrëdhënien e çiftit, që humbën jetën në ngjarjen tronditëse, të 10 prillit, në Golem të Kavajës.

Tre muaj më parë Fëllënxa kishte bërë kërkesë në gjykatë për t’u ndarë ligjërisht nga bashkëshorti dhe sot do të ishte seanca e parë.

Sipas Hasan Shirjas, vëllait të Bilbilit, çifti “nuk kishte probleme aq serioze sa për të arritur në këtë pikë”.

“Ka pasur disa kontradikta por jo deri në këtë shkallë. Bashkëshortja ishte te baba i vet, ky ishte këtu me ne, i qetë fare, nuk kishte asnjë problem. Të gjithë ishim dakord për tu pajtuar se nuk ka pasur probleme nderi apo ekonomike, vetëm disa probleme në çift. Ajo ishte në punë të vet, te babai, punonte në një fasoneri. Ky i ka thënë të jap hyrjen ti rri me fëmijët”.

Sipas tij, Bilbili nuk ishte dakord për divorc. “Bilbili nuk ishte dakord, sherri i këtyre është për një sallatë, më bëj një sallatë, nuk e bëj dhe aty plasi sherri. Erdhi babi e mori Fëllënxën”.

Ai tregon çfarë ndodhi në 10 prill. “Ka dalë në mëngjes rreth orës 5 e ca, kur më merr çuni më pyeti a di gjë ku është Bilbili. Po digjej një makinë, mora vesh pastaj që e shoqja ishte djegur, ai ishte varur me rrobat e trupit. Çuni pardje mbushi 18 vjeç, vajza tani mbaroi shkollën e lartë. Nuk ta merrte mendja, ka qenë si të gjithë njerëzit e tjerë. Trupat nuk janë varrosur akoma, po presim vajzën”.

Sipas tij, xhelozia nuk ishte shkak e krimit makabër. “Nuk është e vërtetë për shkaqe xhelozie. Ai ka dashur të bashkohet, e çonte me makinë, ajo nuk ka qenë ‘e hedhur’ që ai të kishte xhelozi. Ajo nuk ka bërë ndonjëherë denoncim për të”.

Fëllënxa Shirja, 45 vjeçe u gjend e djegur brenda automjetit të familjes, ndërsa ish-bashkëshorti i saj Bilbil Shirja u gjend i varur në një pemë rreth 30 metra nga makina.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kryemëdhenj në Golem të Durrësit. Dyshimet e grupit hetimor janë që ish-bashkëshorti i saj Bilbili për shkak të xhelozisë e ka marrë bashkëshorten dhe e ka djegur të gjallë brenda automjetit tip Audi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Skuadra e Bundesligës shkarkon teknikun gjerman, rikthen pas 18 viteve ish-trajnerin...
Previous article "KAM NJË PROBLEM..."/ Dojna Memës i ndodh e papritura në makinë dhe i kërkon ndjekësve zgjidhje (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT