• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Djegia e mandateve dhe bojkoti VS. tërmeti dhe pandemia
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Djegia e mandateve dhe bojkoti VS. tërmeti dhe pandemia

11 April, 2021 Redaktor1 OP-ED

Katër vitet e këtij mandati politik që mbyllet më 25 prill, janë formësuar nga katër zhvillime madhore, që patën një ndikim të jashtëzakonshëm për jetën e qytetarëve dhe të vendit. Ato përcaktuan identitetin politik të këtij katër vjeçari, aq sa do të diktojnë, edhe rezultatin e përballjes elektorale për qeverisjen e vendit deri më 2025.

Ato janë: Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës dhe dalja nga sistemi politik e demokratik; bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019 nga PD e LSI dhe fitorja e PS në 60 bashkitë e Shqipërisë; tërmeti i 26 nëntorit 2019 me pasojat që solli në jetën e banorëve të zonave të prekura dhe; pandemia globale për shkak të virusit vrasës covid-19 me jetët njerëzore që ka marë e faturën e jashtëzakonshme social-ekonomike që ka shkaktuar.

Dy të parat janë shkaktuar nga liderët politikë shqiptarë, ndërsa dy të tjerat nuk vareshin prej tyre. Dy të parat janë pjellë e kalkulimit nga mendja më djallëzore politike e vendit, dy të tjerat nga fuqi madhore që i tejkalojnë limitet njerëzore. Dy të parat ishin produkte të lidershipit të opozitës, ndërsa dy të tjerat, sprovat që duhet të përballonin udhëheqësit e mazhorancës.

Dy të parat u bënë për të provokuar një krizë artificiale politike nga lart, për të marë pazar në tavolinë, e të zhbënin reformën në drejtësi. Ajo që sollën si pasojë, ishte vendosja e qeverisjes së vendit nën trysni maksimale, për të mos patur “luksin” të punojë me qetësinë e duhur për realizimin e programit e mandatit të dytë qeverisës.

Pas dy të parave, vendi u godit njëra pas tjetrës, nga tërmeti dhe pandemia. Ky ishte edhe momenti më kritik, që e vendosi mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, në provën e zjarrit të mbijetesës dhe në udhëkryqin më të madh të së ardhmes. Ose pas kësaj dy mandatet e qeverisjes do mbylleshin me një dështim total, ose këto sfida unikale do shndërroheshin, në një mundësi të jashtëzakonshme për sukses!

Tërmeti dhe pandemia e nxorrën Kryeministrin Edi Rama në fushën e betejës në terren, atje ku ai di të performojë më mirë se në çdo arenë tjetër, ku ndërthuren menaxhimi i punëve të përditëshme me komunikimin e pandërprerë me njerëzit. Me individët. Familjet. Komunitetin. Profesionistët. Mediat. Me drejtuesit e pushteti vendor e qëndror. Me përfaqësuesit e target grupeve dhe fashave të ndryshme të shoqërisë. Në fshat. Në qytet. Në institucione publike. Në biznesin privat.

Zyra e Edi Ramës u bë lëvizëse, kudo nëpër Shqipëri, atje ku ishte dikush për tu ngushëlluar. Atje ku e priste një tjetër për tu solidarizuar. Atje ku duhej të jepte një mesazh shprese. Optimizmi. Qetësie. Bashkëpunimi. Por edhe atje ku duhej të nisnin e të mernin jetë, projektet e reja të së ardhmes, që do të ngriheshin mbi rrënojat e së shkuarës.

Ishte një operacion i paprecedentë që duhej realizuar përmes lidershipit, raporteve me shoqërinë shqiptare dhe në bashkëpunim, me faktorin ndërkombëtar. Duheshin zgjidhur nga kampet e çadrave, tek strehimi i familjeve të dëmtuara nga tërmeti në hotelet e bregdetit. Nga dhënia e bonusit të qerasë, tek shkatërrimi i objekteve të dëmtuara dhe realizimi i projektit të madh të rindërtimit.

Nga gjetja financimit të punëve nëpër kantieret e reja, tek realizimi i konferencës ndërkombëtare të donatorëve që i ofruan shqiptarëve, 1.15 miliardë euro fonde për të rilindur gërmadhash. E kështu edhe pas pandemisë, për të përballuar një nga operacionet më të rëndësishme të 100 viteve të fundit për ruajtjen dhe shpëtimin e jetëve njerëzore. Derisa kemi ardhur tani, tek procesi i vaksinimit masiv të popullsisë dhe përgatitja për hapjen e madhe, e rikthehemin e normaliteti të jetës në gjitha aspektet.

Lidershipi i Edi Ramës për të përballuar pasojat e tërmetit e pandemisë, shpëtuan jetë dhe pronat e shoqërisë, por edhe mandatin e qeverisjes socialiste. Fakti se këto dy sfida janë shndërruar sot në armët më të fuqishme të mazhorancës dhe opozita as që i zë me gojë, dëshmojnë triumfin e saj, mbi strategjinë e djegies së mandateve dhe bojkotit të sistemit demokratik të vendit.

Kaq mjafton për të kuptuar, se kë do zgjedhin shqiptarët pas dy javësh, për të nisur një rrugëtim të ri politik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI-BYLIS/ Pritet një sfidë e "luftuar" nga të dy ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE(
Previous article BILANCI I 10 DITËVE TË PARA TË PRILLI/ Ulet numri i viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT