• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN DETAJET/ Cilat janë tre grupet kriminale që prisnin 143 kg kokainë në Tiranë, si kaloi pa kontroll në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

DALIN DETAJET/ Cilat janë tre grupet kriminale që prisnin 143 kg kokainë në Tiranë, si kaloi pa kontroll në Itali

11 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja zbulohen nga operacioni i drogës në portin e Durrës ku u sekuestruan 143 kg kokainë. Policia kishte marrë informacion rreth 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës nga Guayaquil dhe kishte shtuar kontrollin në port për të gjitha ngarkesat nga Amerika Latine.

Nga Ekuadori kontejneri kaloi tranzit në Itali në portin Gioia Tauro por nuk u kontrollua. Në dokumentacionin shoqërues kontejneri i ngarkuar me banane kishte destinacion Tiranën.

Me të mbërritur në portin e Durrësit ai iu nënshtrua kontrollit me skaner i cili dha sinjal të kuq. Për ta kaluar në vijën e dytë të kontrollit policia thirri një prej administratorëve të kompanisë “Masabi Fruits” Klajdi Xibrakun. Në prani të tij u sharrua pjesa metalike e tavanit ku u konstatuan pakot me lëndë narkotike.
Klajdi Xibraku u arrestua nga ana e policisë dhe pak orë më vonë u arrestua edhe administrator tjetër Erjon Peti.

Të dy të arrestuarit të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin mohojnë të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thonë se operojnë në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë presin kontejnerë nga Amerika Latine, por nuk janë përfshirë kurrë në trafik droge.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAS 100 VJETËSH PRITJE E PREMTIMESH"/ Rama: Po merr formën e saj të plotë Rruga e Lumit të Vlorës
Previous article POLEMIKA NË "EL CLASICO"/ Te Barcelona ndihen të vjedhur, pretendojnë për 3 penallti (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT