Natën e ndërrimit të viteve, Jessica Alba solli në jetë fëmijën e saj të tretë, vogëlushin Hayes.
Aktorja e postoi foton e të porsalindurit në Instagram dhe shkruajti:
“Dhurata më e bukur për të nisur vitin!! Unë dhe Cash ndihemi të bekuar. Haven dhe Honor që tani janë të dashuruara me vëllaçkon e tyre.”
Nga ana tjetër, producenti Cash Warren u zgjat në ca fjalë më shumë:
“Hayes Alba Warren: Ti po që dite si ta nisje vitin e ri! Erdhe pak ditë përpara kohe por s’mund të ishim më të lumtur. Mami jot është gruajamë e fortë që njoh… Je kaq me fat që e ke në krah. Ke dy motra të mrekullueshme, që të adhurojnë që tani dhe e di se do t’u jesh mirënjohës kur të drejtojnë në rrugën e jetës.”
Këtë të premte ajo dhe bashkëshorti Cash u panë të shëtisnin me djalin e tyre të parë në Beverly Hills.
Dy ditë më parë, ku aktorja ende s’kishte bërë një javë që lindi dukej në super formë.
Ndërkohë që mban bebushin në krahe, 36- vjeçarja habiti me linjat e saj. Duket sikur s’ka ndodhur asgjë dhe se trupi i saj se ka ndjerë fare lindjen. Nuk është e nevojshme të themi se Jessica po që ka shumë fat!




