• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I KISHTE FSHEHUR NË MUR/ Zbulohet një tjetër arsenal armësh në banesën e Sokol Xhurës në Tiranë (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

I KISHTE FSHEHUR NË MUR/ Zbulohet një tjetër arsenal armësh në banesën e Sokol Xhurës në Tiranë (DETAJET)

10 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër arsenal armësh është zbuluar nga policia e Tiranës në vijimësi të operacionit ‘Kompleks’. Mësohet se depoja me armë të llojeve të ndryshme, është zbuluar në ambientet e të hetuarit Sokol Xhura, në kuadër të operacionit të zhvilluar në muajin mars, ku u shkatërruan 18 baza kriminale, me armë të rënda, dhe u arrestuan anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal.

Mëngjesin e sotëm, me kërkesë të SPAK, është kryer një kontroll në rrugën Xhanfize Keko, në ambientet e Sokol Xhurës, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.

Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie.

‘Në datë 09.04.2021, nga ana e prokurorisë së posaçme, është kërkuar Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar, lejimi i kontrollit të ambienteve të të hetuarit në këtë procedim, shtetasit Sokol Xhura, i biri i Ismail-it dhe i Zeliha, i datelindjes 16.03.1978.

Mëngjesin e ditës së sotme, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është realizuar kontrolli i këtyre ambienteve, në rrugën Xhanfize Keko, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërrrmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.

Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie. Për hollësi të mëtejshme, do të vijojë një komunikatë e detajuar nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.’- njofton SPAK.

Vetëm pak ditë më parë Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK zbardhi 3 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Tiranë në periudhën 2017-2019, mes të cilave edhe vendosja e eksplozivit  shtetasit Artan Bylyku, kunati i Domart Konjarit, i cili akuzohet si porositësi për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018.

Në kuadër te opracionit “Kompleks”,  u arrestuan 6 personave dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerëv.

Konkretisht në pranga të policisë ranë Paris Prenga, Bledar Deda , Flor Abazi dhe Bujar Jaupi, ndërsa në kërkim janë shpallur Sokol Xhura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë, dhe në kërkim është edhe Akil Kulla. Ndërsa më herët janë arrestuar edhe Ermond dhe Enver Jamaku.

Gjithashtu u goditën edhe 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale, ndërsa është sekuestruar një arsenal i madh armësh.

Ndalimi i Paris Prenga, Bledar Deda , Flor Abazi u bë për arsye se këta persona, së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi Artan Bylyku, kunati i Domart Konjarit.

Sokol Xhura, shpallur në këkrim, dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit Paulin Papleka avokat, ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.

Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit Edmond Saraçi, ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA RËNDËSI..."/ Kejvina Kthella publikon pozën me reperin me famë botërore (FOTO)
Previous article NUK PYESIN PËR COVID-19/ Dyndje lëvizjesh në pikën kufitare të Qafë-Thanës, shqiptarët e kalojnë fundjavën në Maqedoninë e Veriut

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT