Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel, zgjedhësit janë pyetur edhe për elementët e programit të tre partive më të mëdha në vendin tonë, PS, PD dhe LSI dhe përgjigjet e tyre janë tërësisht spontane.
Sa i përket përmendjes së të paktën një elementi nga programi i partive, 34% mund të përmendin një element të PS, 31% të PD dhe 9% të LSI. Nga të dhënat rezulton se një pjesë e madhe nuk njohin programin e LSI.
Sekretari per marredhenie me median në PS, Alfred Peza u shpreh ne studion e “Open” se për shqiptarët kane rëndesi te madhe procesi i vaksinimit dhe rindertimit.
“Edhe ne keto zgjedhje elektorati nuk priret shume drejt programeve por drejt lidereve dhe kandidateve.
Fakti që votuesit kane si element thelbesor pandemine dhe rindertimin, dëshmon se PS dhe lideri i saj ia kane dale te ngulisin në vemendjen e elektoratit dy nga aksionet me te rendesishme, pasi dhe perceptimi per keto dy çeshtje eshte i madh.
Diferenca bëhet nga qytetarët edhe se pse në programet e PD dhe LSI, pandemia dhe vaksinimi nuk përmendet fare”, u shpreh Peza.


