• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME PEDAGOGËT NË GJIROKASTËR/ Rama: Reforma e Arsimit të Lartë në përpjetë, të fuqizojmë drejtorët e shkollave
Home
Politikë

TAKIM ME PEDAGOGËT NË GJIROKASTËR/ Rama: Reforma e Arsimit të Lartë në përpjetë, të fuqizojmë drejtorët e shkollave

8 April, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një atkim me mësues e pedagogë në Gjirokastër.

Rama ka theksuar se qeveria e PS ka bërë një reformë në arsim kurajoze, por ajo është ende në përpjetë.

Ai madje ka zbuluar edhe dias objektiva për arsimin parauniversitar, siç është fuqizimi më tepër i rolit dhe nivelit të kompetencës së drejtorëve të shkollave.

Po ashtu Rama ka thënë se do t’i japë jetë dy programeve të reja, njërit kombëtar për sportet kurse i dyti për artet dhe zejet.

”Të vihet theksi tek nevoja për të vazhduar përpara, mos u kthyer mbrapsht, dhe mos rrezikuar arritjet. Këto që janë arritur nuk janë gjë tjetër vetëm një bazë e mirë për të shkuar përpara. Një garanci se jo vetëm ku duhet të ndiqemi dhe si mund të ndiqemi. Si mund të ndiqemi duke qenë të vetëdijshëm për çdo gjë, për vështirësitë.

Megjithatë unë besoj se ka shumë dëshmitarë, nuk është një reformë kjo e arsimit që thjesht mund të flitet dhe diskutohet mbi parime dhe arkitekturës. Është reformë që ka shumë dëshmitarë, mijëra dëshmitarë. Sot janë mbi 11 mijë që kanë përfituar nga mundësia e re për të hyrë në sistem përmes meritës. Falë portalit për mësues. Një portal, rrugë konkurruese. Sigurisht ka plot dëshmitarë edhe në arsimin e lartë, jemi në rrugë që vazhdon, dhe reforma në arsimin e lartë është ende një e përpjetë. Patjetër që ka edhe shumë arsye për të besuar që rruga është e duhura. Drejtimi është i duhuri. Nuk na mbetet vetëm të ecim në drejtimin e përcaktuar. Unë do të doja të thosha që nëse do të bënim një krahasim mes arsimit parauniverstar dhe universitarit. Në parauniversitari jemi më të avancuar për objektivat dhe jetësimin e planit të transformimit. Kemi disa arritje shumë të prekshme, dhe të dhëna inkurajuese. Megjithëse prapësëprarë gjëra për t’u bërë nuk janë pak.

Ndërkohë që në arsimin universitar kemi bërë një reformë kurajoze, kemi zgjeruar autonominë, krijuar disa kushte për studentët e pedagogët. Jemi para një sfide shumë komplekse. Duhet ta konsiderojmë si një detyrë të gjithë bashkë për ta përballuar pa i bërë bisht e pa e shtyrë në kohë. Çdo shtyrje është kosto për të rejat dhe të rinjtë që hyjnë në universitet, e pastaj ngelen në periferi ose jashtë tregut të punës.

Ju jeni të familjarizuar me këtë temë. Në arsimin parauniversitar duhet të fuqizojmë më tepër kompetencën, të drejtorit të shkollave. Nëse me mësuesit kemi avancuar ndjeshëm, me drejtorët jemi në proces. Është e qartë që në figurën e drejtuesit të një shkolle duhet të kërkojmë më shumë angazhim, në sensin e rritjes së kapacitetit menaxherial të një shkolle. Është një kohë shumë e re dhe me shumë sfida të reja për prindërit, për fëmijët vetë, por që ata kanë nevojë të udhëhiqen në drejtimin e duhur, dhe për mësuesit. Shumë e ngatërruar pasi ka ndryshuar në mënyrë radikale në vitet e fundit edhe kanalet e informimit. Rrugët e ballafaqimit me realitetin. Dhe mbi të gjitha është dyzuar mënyrë shumë dramatike, rruga e fëmijëve midis rrugës së realitetit dhe virtualitetit. Rrugës fizike me shqisat që shohin, prekin ndjejnë e përballen me realitetin fizik.

Duam shumë që t’i japim jetë dy programeve të reja, në sistemin tonë parauniversitar në radhë të parë, një programi të madh kombëtar për sportin, dhe një tjetër për artet dhe zejet. Që të krijojmë sa më shumë mundësi.”- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHE SHUMË E FTOHTË"/ Sindi në takimin 4-minutësh me Muratin: Më ke përdorur...
Previous article VËMËNDJE GOCA/ Me këto 3 truke në grim do të ndiheni më të reja

s.autor

Postime të ngjashme

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT