• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
O Belinda, pse s’bëhesh si Meta?
Home
Politikë

O Belinda, pse s’bëhesh si Meta?

7 April, 2021 F.autor Politikë

Ka ndodhur një akt i paprecedentë sot në Rinas. Mirë e tha një gazetare në kronikën e një televizioni se kjo s’kish ngjarë as në vitin 1997. Por i vuri ‘bishtin’ gabim se sipas saj s’kish ndodhur as në kohën e diktaturës. Nejse, çështje informacioni se kur Shqipëria kishte shtet, kur pazare e kur pallë arushe.

Sot, disa kontrollorë të aeroportit ‘Nënë Tereza’ kanë hedhur shatërvanin përpjetë dhe kanë kërcënuar të bllokojnë hyrje-daljet në të vetmin aeroport që ka vendi. Për të gjithë sindikalistët në mendësi që i fanepsen popullit si të djathtë, personeli i një aeroporti s’e ka luksin të bëjë greva. Me ligj e me kanun.

Se fjala bie, dy ditë pasi takuan Ilir Metën, na janë ngritur disa njerëz që s’u pëlqen rroga 2 milionë në muaj, se ishin mësuar më katër. Kush e di, është mota-mo si në ish-televizionin e Becchettit që u çmendën disa dhe thërrisnin “diktatura, diktatura” dhe i mbajtën sytë s’dihet se ku, matanë detit e qiellit, për rrogat.

Gjithësesi dhe me shkurtime, ligji thotë “ik në shtëpi dhe mos ta pafsha më bojën”. Kanuni thotë: “Rri në punë! Na njofto neve që presim trupin e te vdekurit nga X vend në Y avion, se në filan datë do marrësh raport sikur të ka zënë barku. T’na njoftojë Aviacioni, dhe ta sjellim të vdekurin me det, a me rrugë”.

Unë nuk dua t’i hyj rrugës romantike që Belinda Balluku proklamoi sot. S’më intereson nëse vaksinat vijonë sot, apo me 48 ditë vonesë për aq kohë sa në vend kemi gjendje sa të duash vaksina. Edhe për ata që u çmendën në Albcontrol. Ministrja e di fare mire se si ka percipituar situata dhe se si zgjidhet. Jo se është ministre, por për të gjithë qorrët, e ka drejtuar vetë Albcontrolin derisa u bë ministre.

Belinda ka një problem të madh. Ajo foli nga ambientet e aeroportit. Shkoi më pas tek media e parë, e dytë, e tretë… Dhe e mbylli në ministrinë e saj me një deklaratë. Tonet sa erdhën e u ashpërsuan nga ora në orë, jo prej nervozizmit, po me gjasë u dha kohë rebelevë të qiellit.

Por pse humbe kohë dhe s’i re shkurt Belinda? Fjala bie, mund të çmendeshe si Ilir Meta që për zyrat e Sali Shehut u bë palaço duke bërtitur si Agim Qirjaqi te Lulëkuqet mbi Mure: “jashtë, jashtë jashtë”. Saqë u vu në mëdyshje një moment a duhet të ndërhynte Policia, spitali apo e shoqja? Fundja t’i i ke punonjësit e tu, Meta i ka të Veliajt.

Bëhu si Ilir Meta, Belinda! Që për zyrat e rrëmbythjes Sali Shehu, që as partia e tij s’e njihte, doli nga fiqiri si beu te ‘Koncert në vitin 36’. E pse të mos e bëje ti për qiellin e shqiptarëve?

JavaNews, Ardit Rada

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeç në Lipjan të Kosovës
Previous article BLLOKIMI NË RINAS/ Mjeku i njohur, thirrje Ramës e Ballukut: Zgjidheni situatën si Regani! Pushojini nga puna dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT