• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRUSHTI I SHTETIT NË 2016/ Turqia dënon 38 ish-zyrtarë ushtarakë me burgim të përjetshëm
Home
Nderkombetare

GRUSHTI I SHTETIT NË 2016/ Turqia dënon 38 ish-zyrtarë ushtarakë me burgim të përjetshëm

7 April, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Një gjykatë në Ankara ka dënuar të mërkurën 38 ish-zyrtarë të lartë ushtarakë me burgim të përjetshëm, në gjyqin për tentimet e dështuara për puç më 2016.

Gjashtë prej të pandehurve janë dënuar me burgim të përjetshëm për “shkelje të kushtetutës”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Dënimet me burgim të përjetshëm janë dënimet më të ashpra në Turqi, prej shfuqizimit të rregullit për dënim me vdekje më 2002.

Për këtë lloj dënimi nuk ka mundësi të lirimit me kusht. Gjykata ka dënuar 106 të pandehur tjerë me dënime mbi 16 vjet burgim për shkelje të kushtetutës, ka raportuar Anadolu.

Në mesin e akuzave tjera është përfshirë edhe tentimi për vrasje të presidentit. Një total prej 121 personave janë shfajësuar për të gjitha akuzat.

Gjyqi kundër 497 të pandehurve, përfshirë ish-zyrtarë të gardës presidenciale, është zhvilluar nga tetori i vitit 2017.

Prokurorët kanë akuzuar të dyshuarit për pushtim të transmetuesit shtetëror TRT në Ankara në natën e 15 korrikut të vitit 2016, dhe për detyrim të prezantueses që të lexojë deklarata puçiste.

Ankaraja fajëson klerikun fetar me bazë në Shtetet e Bashkuara Fethuallah Gulen për orkestrim të tentimeve të dështuara për puç, dhe ka shpallur lëvizjen e tij grup terrorist.

Kleriku, dikur mik, dhe tani kritik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, mohon të gjitha akuzat. Në mesin e 289 proceseve gjyqësore që janë duke u zhvilluar lidhur me tentimet për puç, 14 janë në proces e sipër, sipas Anadolut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKIMI NË RINAS/ Ahmetaj: Ata njerëz cenuan sigurinë kombëtare
Previous article AKSIDENT NË TIRANË/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara, plagoset bashkë me pasagjeren

F.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT